Parada në Moskë, 29 liderë do shkojnë te Putini. Mes tyre dy "europianët" Vuçiç e Fico

7 Maj 2025, 10:15Bota TEMA
Parada në Moskë, 29 liderë do shkojnë te Putini. Mes tyre dy

Kremlini ka publikuar një listë të ftuarish të vendeve dhe udhëheqësve që planifikojnë të marrin pjesë në paradën e diskutueshme të Ditës së Fitores më 9 maj.

Personel ushtarak nga 13 vende pritet të marshojë nëpër Moskë ditën e paradës dhe të paktën 29 liderë botërorë pritet gjithashtu të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Në paradë do të marshojnë trupa nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Laosi, Kazakistani, Kirgistani, Mongolia, Mianmari, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Vietnami.

Njëzet e nëntë udhëheqës të huaj do të marrin pjesë gjithashtu, përfshirë ata nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Burkina Faso, Kina, Kongo, Kuba, Egjipti, Guinea Ekuatoriale, Etiopia, Guinea-Bissau, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Mongolia, Mianmari, Palestina, Serbia, Sllovakia, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami dhe Zimbabveja.

Përfaqësues nga Koreja e Veriut dhe Abkhazia e Osetia e Jugut e kontrolluara nga Rusia, si dhe ministra të mbrojtjes nga 31 vende, do të jenë gjithashtu të pranishëm.

Çdo vit, më 9 maj, Rusia mban parada ushtarake madhështore për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Vitin e kaluar, vetëm nëntë udhëheqës të huaj iu bashkuan Putinit në paradë.

Ukraina sakaq ka ftuar udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të BE-së në Kiev më 9 maj për t'iu kundërvënë festimeve të Rusisë, ndërsa më 8 maj festojnë për Ditën e Fitores në Evropë.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas , më 15 prill i paralajmëroi udhëheqësit e BE-së të mos merrnin pjesë në festimet e Ditës së Fitores së Rusisë në Moskë. 

2 Komente

  1. T
    Toni

    Po egjyptianet cne ?? Na dolen dhe egjyptianet tani antifashiste ? Sa shpejt harojne njerezit …..haruan egjyptianet qe se bashku me Turqine ben ceshte e mundur qe te kalonin me nje shpejtesi te madhe armatat e Erwin Rommel qe vinin nga Afrika veriore drejt Stalingradit ose Vollgagradit mereni si te doni …. E haruan ?? Egjypti dhe Turqia nuk hodhen asnje plumb te vetem kundra ushtereve te Third Reich kot nuk thone ….mbas krishtit te gjithe behen profet ….

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      në fillim kujtova se kishin harruar të ftonin ajkën e ajkës të udhëheqësve demokratik, atë të republikës demokratike të koresë së veriut!edhe ata ishin së bashku me madurot e "kastrot" e kubës!ajka e ajkave të diktatorëve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje