Merz kërkon reflektim për Ballkanin Perëndimor

3 Shkurt 2026, 20:03Bota TEMA
Merz kërkon reflektim për Ballkanin Perëndimor

Pas samitit në Zagreb me liderët e së djathtës evropiane, kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së me shtetet ballkanike.

“Shpresoj që sfidat e reja globale nuk do ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit të BE-së. Madje shpresoj që e kundërta të jetë e vërtetë, sepse shtetet kandidate nga Ballkani Perëndimor po presin që të jenë në gjendje të riformësojnë marrëdhëniet e tyre me Bashkimin Evropian përballë sfidave me të cilat përballemi”.


Merz ka besim te roli që mund të luajë Kroacia për të ndihmuar shtetet ballkanike në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

“Kryeministri kroat Andrey Plenkovic është ndoshta ai që ka gjykimin më të mirë për këtë rajon, për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dhe të gjithë mbështetemi në këshillat e tij, sepse ai e njeh shumë mirë këtë rajon dhe udhëheqësit e tij. Po flasim për këtë, por ende nuk kemi një zgjidhje, duhet ta pranoj këtë. Evropa Juglindore nuk duhet të mbetet e ekspozuar ndaj aktorëve të tjerë destabilizues”.

BE-ja duhet që të forcojë investimet në këtë rajon, pasi sipas Merz kjo pjesë e Evropës ka një rol të rëndësishëm për stabilitetin e kontinentit tonë.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Ore Idiot sa Evropjan i kan premtuar ballkanit por deri me sot vetem fjal boshe ,ndoshta flisni dhe mendoni per Serbin,Malin e Zi ,Maqedonin kjo mund te ndodhe por jo per Shqiperine,Kosoven dhe Bosnjen pse ne BE Vetoja ekziston dhe dote perdoret nga disa shtete sic eshte Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Spanja ndoshta edhe Rumania keta vende dote votojne kunder dhe bisedimet fillojn nga fillimi dhe fundi nuk afohet kure pra bheni bura dhe tregoni te verteten mos shitni genjeshtra.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje