Mes shkencës dhe fantashkencës, a mund të jetojë njeriu deri në 150 vjet?

4 Shtator 2025, 18:12Bota TEMA
Mes shkencës dhe fantashkencës, a mund të jetojë njeriu deri

A mund të jetojë njeriu deri në 150 vjet? Pyetja që prej shekujsh ka magjepsur pushtetarë, shkrimtarë dhe miliarderë, është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pas një bisede mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping. Një mikrofon i hapur i ka kapur dy liderët duke diskutuar për transplantet e organeve dhe për mundësinë që jetëgjatësia njerëzore të arrijë nivele të paparashikuara.

“Bioteknologjia po zhvillohet vazhdimisht, organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh, deri edhe në arritjen e pavdekësisë,” tha Putin. Xi iu përgjigj duke shtuar: “Ka parashikime që në këtë shekull njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet. Dikur të arrije në 70 ishte e rrallë, ndërsa sot në atë moshë je ende fëmijë.”


Megjithatë, ekspertët e shohin këtë si një perspektivë larg realitetit. Piergiorgio Messa, profesor i nefrologjisë në Universitetin e Milanos, thekson se transplantet nuk mund të jenë një zgjidhje e qëndrueshme: “Për momentin përdoren vetëm organe njerëzore. Organet artificiale ose ato të kafshëve janë ende shumë larg. Për më tepër, një i transplantuar duhet të marrë medikamente që shpesh veprojnë kundër vetë qëllimit të zgjatjes së jetës.”

Një tjetër pistë është rigjenerimi i qelizave. Kjo do të thoshte në teori kthimin pas të procesit të plakjes, por sipas mjekëve, do të sillte rreziqe të mëdha etike dhe biologjike. Një rigjenerim pa kufi kohor do të kishte ngjashmëri me zhvillimin e qelizave tumorale, duke hapur rrugën për kancerin.

Studimet ndërkombëtare për jetëgjatësinë tregojnë se kufiri i jetës njerëzore ndodhet diku mes 115 dhe 125 viteve, edhe pse disa modele kompjuterike kanë dalë në përfundimin teorik prej 150 vjetësh. Rekordi absolut i njohur deri më sot mbetet Jeanne Calment, një grua franceze që jetoi 122 vjet.

Në pritje të përparimeve të shkencës, ekspertët sugjerojnë se mënyra më e sigurt për të zgjatur jetën nuk janë transplantet, por kujdesi ndaj sëmundjeve që prekin moshën e tretë: kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ato neurodegjenerative si Alzheimer. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, vetëm 25% e procesit të plakjes lidhet me gjenet, ndërsa pjesa tjetër varet nga stili i jetesës. Dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi i mjaftueshëm, reduktimi i stresit dhe një jetë sociale aktive janë elementët që mund të zgjasin realisht jetën.

10 Komente

  1. k
    katarakti

    Njeriu është "programuar" nga natyra të jetojë - deri 80 vjet. A i keni parë 90 vjeçarët si duken? Si kufoma të pakallura në dhé. Organet mund t'i transplantosh, por plakjen e qelizave nuk mund ta ndalësh. As të trurit që nuk mund të transplantohet. Xi dhe Putin janë në vitet e fundit, bashkë me Trump, prandaj shohin ëndrra me sy hapur.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Admiri

      Po e pranoi duane Allahu, jeton dhe 1500 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        Putini dhe xi rnofshin sa molet tona. Tallin bythen me njerezit 150 vjet nuk jetoj as dauti

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Nje koment I perkryer , fjalite e fundit te komentit ne vesh te perendise , mbase nuk e arijne 2026 .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            I genjen mendja te mjeret...

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cufi

              Edhe po jetove 150 vjet bahesh ashtu qe edhe me ba mutin mbi ty njerzit kane neveri.Kush mundet me te pertri edhe i her si me ken djale i ri vetem doktor gropa.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aqifi

                Ata kan thane hak qefit do ishte mire me jetua 150 vjet por jo se mund te behet realitet.Kyt e din edhe bufi me gomarin.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berti

                  Katarakti,po Trumpi çfare hyn ketu o bole i semure nga trute.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni

                    Admir,shko e la bythen se do te doje me shume Allahu.Mund te hetosh dhe me shume se 1500 vjet

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bythtallje putiniane

                      Putin talli bythen, e dinte se mikrofonat janë të hapur.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje