
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i pranishëm në fazën përfundimtare të stërvitjeve të mëdha ushtarake Vostok 2022. Në këto manovra merr pjesë edhe Kina, që ka dërguar një delegacion tepër të fuqishëm ushtarak me mbi 2 mijë trupa dhe 300 mjete luftarake.
Kështu Putin po tregon muskujt përballë botës, bashkë me aleatin e saj Kinën. Duke kaluar nga një vend komunist në tjetrin, Rusia po mbështet në shtete me regjim totalitar për bashkëpunime.
Ministria e Mbrojtjes po blen miliona raketa dhe armatime të artilerisë nga Koreja e Veriut për të mbështetur luftën në Ukrainë. Këtë e njofton inteligjenca amerikane, që nënvizon se “ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa serioze e furnizimeve në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve”.
Regjimi i Kim Jong-un ka fajësuar SHBA-në për konfliktin dhe ka akuzuar Perëndimin se po ndjek një “politikë hegjemoniste” që justifikon përdorimin e forcës nga Rusia. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut njohu pavarësinë e dy shteteve të vetëshpallura në Ukrainën lindore, atë të Donjeckut dhe Luhanskut, duke u zotuar të thellojë miqësinë e saj me Moskën.
Putin tha se të dy vendet do të zgjerojnë “marrëdhëniet e tyre gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe”, sipas medias shtetërore të Penianit. Ndërkohë, Kremlini duket se ka shtyrë planet për të aneksuar një pjesë tjetër të territorit të Ukrainë. Për motive sigurie, autoritetet pushtuese ruse në Kherson kanë shtyrë të ashtëquajturin referendum në qytetin jugor.
paska shku për lesh putana!! nga kush kërkon ndihmë!? nga KV?? është njëlloj si të kërkonte amerika nga shqipëria!! paska përfundu duke krruajtur kazanin e plerave!! "suerfuqia" ushtarake na u shëndruar në "supëfuçja" e boshatisur!! he pute,pute do përfundosh dhe ti në tavën e krishtlindjeve gjermane!!
Janë nga ato të lirat që shiten lirë e prishin punë .
motra,problemi është se kur dikush nga"firmato" shkon tek "gabi"!? kjo do të thotë se e ka bërë"pasurinë" rrush e kumbulla!! kështu është dhe puna e putanës!! filloi një punë që nuk ja dilte dot!!e filloi me "firmato" e me zorr po gjen dhe mall"gabi"!! prit dhe pak e do përfundojë duke kërkuar në "kazanët e plehërave"!!
Pi ndonjë trumëzë se paske kohë ti që të paska mallëngjyer e meqë paska diç kazaneve prapë pasuri është e ajo për tu konsumuar është .Vë dorashkat .Qënkërka rrush e kumbulla bërë po fara e bërsia prap zënë për kush di e se më mirë të kesh thënë për dorzanët e papërtuar s'ka ko'me prit e bër sehir .