Ministri britanik dorëhiqet, nuk i del rroga për të paguar kredinë e shtëpisë

30 Janar 2024, 11:25Bota TEMA
Ministri britanik dorëhiqet, nuk i del rroga për të paguar

Një deputet konservator ka dhënë dorëheqjen si ministër, pasi paga që merrte nuk i mjaftonte që të shlyente kredinë prej 118.300 paundësh.

George Freeman dha dorëheqjen si ministër i Shkencës në muajin nëntor, por vetëm tani ai zbuloi përmes një shkrimi në blogun e tij se u tërhoq “për shkak se kredia ime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paund, shumë të cilën nuk mund ta përballoja me një pagë ministrore".

Downing Street nga ana e saj, tha se nuk kishte plane për të ndryshuar qasjen ndaj pagave të ministrave.

Deputet i Norfolk-ut që nga viti 2010, mbajti poste ministrore në qeveritë e njëpasnjëshme konservatore.

Ai ka një karrierë prej më shumë se një dekadë në sektorët e shkencave të jetës dhe teknologjisë përpara se të hynte në Parlament dhe me siguri do të jetë në gjendje të fitojë më shumë para jashtë qeverisë.

Përveç pagës së deputetit prej 86,584 paundësh, tashmë ai është i lirë të bëjë punë të dyta.

Së fundmi shumë pronarë shtëpish po përballen me rritje të forta të pagesave mujore të kredive, për shkak të kontratave me norma jo fikse.

Freeman theksoi gjithashtu pasojat që roli i tij si ministër kishte pasur mbi të dhe familjen e tij.

“Isha aq i rraskapitur dhe i dëshpëruar sa po filloja të humbisja optimizmin, dëshirën e punës në grup dhe përparimit, të cilat janë bazat e arritjeve njerëzore”, tha ai.

Ai shtoi se fëmijët e tij “kanë paguar një çmim shumë të lartë" për zgjedhjet e tij në lidhje me karrierën.

"Politika moderne është një shesh i egër lojërash”, tha ai.

Freeman tha gjithashtu për “The New Statesman” të hënën se financat e tij "nuk janë më ato të mëparshmet” pasi kishte kaluar "një divorc shumë të dhimbshëm" dhe kishte prindërit "të cilët të dy po plaken".

“Është koha për të përparuar, për të bërë gjërat që ndiej, ato të cilat më është dashur t’i neglizhoj deri tani”, tha ai për revistën.

"Siç tha gruaja ime (e dytë) një ditë më parë, unë nuk jam 26, 36 ose 46 vjeç. Tani jam 56. Gati 57. Tre gurë mbipeshë, 30 vjet më i varfër", vijoi ai.

Ai tha se do të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti, por tha: “duket sikur do të kemi një qeveri laburiste". (Voxnews)

20 Komente

  1. Z
    Zurnaja

    Amane e re, po rroga s’u del as ketyre toneve po ia bejne dermanin qerratenjte, ja shih Elisen nga bluzat e Gabit tek Gucci, pak rroga e pak Dogana

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Hahahahahahaha fiks. Shif edhe krahun tjetër që është pa punë hahaha

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??

        Po pytni këta Turq shqip foles që na ullheqin, se ku i gjeten leket që të ndertonë vila dhe të udhtonë jashtë shteti për fundë javashë. SPAK jemi me ju... Na shpetoni nga Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          pse ti shpetoje spaku? populli muslimon e meriton vet e voton vet degjon pellitjet nga xhamite gjithe diten, ankohet njeri?

          Përgjigjjuni
    2. Q
      QYTETARI

      Gabim e ke o shoku!!!! Tek ne behen ministra per te paguar kredite e tyre, te vjerres, baxhanakut, vellait, motres, shokut te ngushte e ne ndonje rast komshiut. (se ne keto emra i hapin llogarite )

      Përgjigjjuni
      1. T
        TURI EMIGR

        SKANDAL . DHE I MBAJME ANGLEZET PER TE ZGJUAR ! PO NJE TELEFON NJE DEPUTETI SHQIPTAR ,JO MINISTER , DHE E KISHTE ZGJIDHUR PROBLEMIN . GJYNAF !

        Përgjigjjuni
        1. T
          TURI EMIGR

          SKANDAL . DHE I MBAJME ANGLEZET PER TE ZGJUAR ! PO NJE TELEFON NJE DEPUTETI SHQIPTAR ,JO MINISTER , DHE E KISHTE ZGJIDHUR PROBLEMIN . GJYNAF !

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komi

            Le te vije te qeveria rama ose bashkia veliaj se aty marrin qeveritare e funksionare miliona euro e dollare.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              QYTETARI

              Gabim e ke o shoku!!!! Tek ne behen ministra per te paguar kredite e tyre, te vjerres, baxhanakut, vellait, motres, shokut te ngushte e ne ndonje rast komshiut. (se ne keto emra i hapin llogarite )

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emiljano

                Fol me ministrat shqiptare vlla,te tregojne ata si ti perballosh te gjitha vec me nje rroge

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Integritet

                  Komenti im ka vetem nje fjale : - RESPEKT !!!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Leku

                    Hajde nje jave minister ne Shqiperi dhe mos keshe nevoje per leke tere jeten .

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vidhni si këta tanët

                      Këtyre tonëve u del dhe u tepron për të blerë vila në lalëz,për makina luksoze,për fëmijët në Angli e Gjermani e USA. Shikoni Mulin nga shitja patatesh,në roje te dera e PD,ministër me vilë 7qindmij sipas Bardh Beqirit

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kurvat e Rilindjes

                        Elisa qe tre mujorin e pare e nxori doganen 400 milione minus dhe dha doreheqjen per arsye personale,,,Keta tanet kane nga 20 shtepira dhe pasuri ,dhe shkojne marin kredi

                        Përgjigjjuni
                        1. ¿?

                          Eh te shkretet angleze sa vuajtje. Kur ministri nuk paguan dot kredine si ia bejne te tjeret. Poshte Mbreti, shkaktari i te gjitha vuajtjeve te popullit vella anglez.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kulla e barit

                            Keto jane perralla... vetem rrogen si deputet ai zoteria e ka 86,500 pound dhe paska kredi te larte 2000 ne muaj qe bejne 24,000 ne vit... pra I mbeten zoterise 68,000 ne vit... nje familje ne Angli prej 6 vetash per nje jete ku asgje mos mungoje shpenzon 40,000 pound ne vit... ja ku teperojne 28,000 pound... sikur te punoje vetem ky dhe as nje person tjeter, ketij zoterise vetem me rrogen e deputetit I teperojne 28,000 pound ne vit...

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drejtesia Popullore

                              Sqarim per Kullen e Barit: 85.500 pound eshte gross salary. Kesaj i duhen hequr taksat, qe jane rreth 40%, pra rreth 33 mije paund. Net ne xhep u bie 52 mije paund. P{o te haje, a do ky njeri apo kjo familje, po insuranse makine, qe keto bejne rreth 20 mije paund duke terhequyr shkopin zvarre. Mbeten 32 mije paund. Kesaj i duhet zbritur kredia 24 mije. dhe teprojne 8 mije paund. Pra jo kafe, jo asnje dreke ne restorant, asnje shpenzim per femijet, jo pagesa uji,, jo drita, jo gaz. Asgje per shkollimin. Mios flit kot o njeri, se ne qe punojme jashte, e dijme si eshte llogaria, kastravec. Duket qe je te Laja akoma dhe te kulla e barit, specialist pa qene jasht i punesuar.

                              Përgjigjjuni
                            2. C
                              Cash-i

                              Keta tanet nuk e njohin kredine! Cash bro, cash!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sabriu

                                Ministri Britanik tërhiqet se nuk mundet të pagoj kredinë! Ministrat tanë Drejtorët,e shum e shum pai rreshtuar kanë vila në bregdet ,në Bjeshkë,në Qytete të ndryeshme dhe përsëri janë të pa kënaqur për pasurit që kanë,dhe përsëri vjedhin da munden,dhe më absurdja është kur tregojnë pasurinë e kanë të dhuruar nga prindërit ,vëllezërit,motrat ,ndërsa ky ministri Anglez jep dorheqje,që një ministri Shqiptarë nuk i shko ndërmend të bojë një gjo të tillë.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aqifi

                                  Rama mere urgjent ne pune ket robin . Ky na duhet

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje