Irani nuk do të vazhdojë me sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, pas sulmit të së premtes ku një raketë izraelite dhe 3 dronë ranë në afërsi të Isfahanit, siç konfirmoi ministri i jashtëm iranian, Hosein Amirabdollahian.
“Nëse Izraeli vazhdon me aventura të reja, ne do të përgjigjemi. Nëse jo, atëhere këtu e mbyllim.“
Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, kryediplomati iranian tha se atë të së premtes nuk e konsideron as si sulm.
“Ato ishin më tepër si lodra fëmijësh, jo dronë.“
E teksa palët duken në tërheqje, një tjetër sulm u shtoi diplomatëve ndërkombëtare frikën e shtimit të tensioneve. Një shpërthim i madh ndodhi në një bazë të një grupi militantësh të armatosur pro-iranianë pranë Bagdadit, duke vrarë një person e duke plagosur 8 të tjerë.
Megjithatë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara u distancuan menjëherë, ndërsa Teherani nxitoi të drejtojë gishtin e përgjegjësisë tek ta.
Lini një Përgjigje