Ministri ukrainas paralajmëron se Rusia mund të nisë një “ofensivë të madhe” në janar ose shkurt

13 Dhjetor 2022, 22:25Bota TEMA

Ministri ukrainas paralajmëron se Rusia mund të nisë një

Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha të martën se aftësia e Rusisë për të nisur një “ofensivë të madhe mund të rikthehet” deri në fund të janarit ose shkurtit.

Duke folur me gazetarët nga një strehë për bomba në Kiev të martën, kryediplomati ukrainas tha se “ata definitivisht ende mbajnë shpresat se do të jenë në gjendje të thyejnë linjat tona dhe të avancojnë më thellë në Ukrainë”.

Kuleba tha se kishte disa arsye që kontribuuan në pikëpamjen e tij  se Rusia ende ka vështrimin e saj në pjesët më të mëdha të Ukrainës, shkruan CNN. 

Ai ia atribuoi këtë pikëpamje, “rekrutimit që ata kanë shpallur dhe trajnimi i rekrutëve të rinj si dhe  lëvizja e armëve të rënda në gjithë vendin.”

Rusia nisi një përpjekje në shtator për të mobilizuar 300,000 ushtarë.

Lini një Përgjigje