Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Izrael: Kujdes maksimal dhe zbatoni udhëzimet zyrtare

28 Shkurt 2026, 08:50Bota TEMA
Ministria e Jashtme apel shqiptarëve në Izrael: Kujdes maksimal dhe

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes dhe ë ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

1 Komente

  1. K
    Ka punē dhe kētu, ç' do deri atje

    Njēher i atdhesuam kur ishte Igli Hasani ministēr i punēve tē jashtme, tani paqin veten e tyre mē qafē.Nuk nerrrmi mē me ta. Janē tē vetdijshēm pēr situatēn e tensionuar, le tē pērshtaten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje