Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po rriten ndjeshëm, ndërsa Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran dhe vendet perëndimore po evakuojnë stafin diplomatik nga rajoni.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “mund t’i duhet të përdorë forcë” kundër Iranit, duke theksuar se nuk është i kënaqur me ecurinë e negociatave.
Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se bisedimet nuk kanë sjellë përparim, por se një raund i ri do të zhvillohet të premten. “Ata nuk mund të kenë armë bërthamore.
Nuk dua të përdor forcë, por ndonjëherë duhet,” tha Trump, duke lënë të kuptohet se çdo sulm mund të përfshijë edhe ndryshim regjimi në Iran.
Ministria e Jashtme britanike ka paralajmëruar gjithashtu kundër udhëtimit në Izrael, duke e konsideruar atë një shënjestër të mundshme në rast se Irani nis sulme hakmarrëse. Evakuime të stafit diplomatik janë raportuar edhe nga vende të tjera perëndimore.
Ndërkohë, prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme është rritur në nivele që nuk janë parë prej dy dekadash.
Në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit janë fotografuar dhjetëra cisterna furnizimi me karburant pranë avionëve civilë, ndërsa avionë luftarakë dhe avionë për furnizim ajror janë dislokuar në rajon.
Dy grupe sulmuese të Marinës amerikane janë pozicionuar pranë zonës së konfliktit: aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford po shkon drejt bregdetit të Izraelit, ndërsa USS Abraham Lincoln ndodhet tashmë pranë Iranit.

Po pse North korea i ka dhe liliput man i tha amerikes mos bej prova se nuk dihet se ku perfundoni i tha. DJT me nje lekur portakall ne mandatin e pare ju ule barkas per ti dhene doren Kim Yong Un po me iranin cfare kane!!!!!!! Besoj se irani kesaj here do te bej dicka per sovranitetin e vendit tij, kjo lufte ka shume kundershtar dhe ne perendim
I biri i Putanes me gjith boten Idiote kur e din se Izraei ka arme berthamore bile ma shum se Franca ose Britania por i lejohet per ta pushtuar tere medheun dhe dote ndodhe sa te dobesohet Irani kush eshte ne radhe mbasandej ndoshta Turqia?Dhe Shqiperia dhe Kosova mbeshtet dikend qe nxit luftera dhe vret femij turp tju vjen ndoshta dote ju ngjan edhe juve nji dite edini se jeni te rethuar nga Armiqt por nuk e kuptoni se jeni Zagaret e Ballkanit.
Forca pērdoret nē rast tē tillē, dhe shkaktarēt ndēshkohen.Sa mē fuqishēm tē jet goditje, aq mē shpejt normalizohet situata