Doktor Sami Koçeku ka rrëfyer për herë të parë, ekskluzivisht për “Fiks Fare”, deklaratat për 21 janarin. Mjeku është sërish në të njëjta ambiente si 13 vite më parë. Tashmë, në prag pensioni, ai është i hapur të hetohet nëse ka marrë ndonjë telefonatë apo urdhër për të bërë atë deklaratë. Për herë të parë pranon se deklarata e tij, dhe e kolegut Gega, solli pështjellimin e të gjithë situatës në spital dhe para kryeministrisë. Madje, prononcimi i tyre u përdor nga kryeministri i atëhershëm.
“Deklarata e qeverisë është bërë pas meje, ka shfrytëzuar deklaratën time që të bënte deklaratën e vetë. Të gjitha institucionet të verifikojnë nëse dikush më ka urdhëruar. Që në momentet e para kam bërë një rezyme dhe kam thënë që në syrin tim më duket se këto janë plagë në distancë të afërt” pohon Koçeku. Fiksi e pyeti se deklaratat e tij ishin të njëjta ose në të njëjtën linjë me kryeministrin Berisha që tha se ka “çadra pistoletë, thika me helm”.
“Në atë deklaratë ishin edhe fjalët e njerëzve atje rrotull, ku tregonin se ‘një njeri që i futi një gjë’. Unë thashë që këto janë deklaratat që bëjnë njerëzit” pohon ai, ndërsa shpjegim se distancë e afërt është deri në 25 metra! Gazetarët e pyesin se pozicioni i viktimave ka qenë jashtë kangjellave, në mes të bulevardit, afër stendës së gazetarëve. “Viktima te porta ka qenë 7 metra. Është shumë e shkurtët. Ekspertët të dalin dhe të tregojnë kush quhet distancë e afërt. Një pjesë thonë kur ia vë në kokë”, pohon ai.
Doktori thotë se ka folur në emocion dhe stres të madh, pasi situata ishte jo normale. Por, shton se ka folur si mjek dhe jo si ekspert balistik dhe mjeko-ligjor. “Unë s’jam shumë i specializuar në balistikë, jam kirurg specialist” shton ai. Më tej pohon se ka pasur kontakte me eksponentë të qeverisë së asaj kohe, pavarësisht se pas asaj deklarate u shkarkua si drejtor dhe s’mori gradën e kolonelit. Ai thotë se ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, e ka telefonuar të nesërmen e 21 janarit për mos ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë.
“Luli më ka marrë të nesërmen përse e bëra atë deklaratë. I kam thënë se e bëra. Unë e dija përse ishte qëllimi, se mos dal unë dhe e përgënjeshtroja deklaratën. Me Lul Bashën jam takuar në zgjedhjet e vitit 2021 në një takim me mjekët. Ishim në një tavolinë të madhe” vijon Koçeku. Fiksi e pyeti se, nëse do të rikthehej në kohë, a do e bënte po atë deklaratë? “Unë vetëm një gjë mund të bëja, duhet të thoja pa filluar deklaratën se do e bëj deklaratën si doktor apo si ekspert. Nëse do e bëj si doktor, do bëj këtë deklaratë. Nëse si ekspert, do bëj këtë deklaratë. Fjalinë e fundit që kam thënë se ‘do flasin ekspertët’, duhet ta bëja të parën. Kjo i takon këtyre instancave, këtyre specialiteteve edhe unë si mjek do të bëj këtë deklaratë” shton ai.
Në fund tregon se deklaratat e tij më shumë i kanë shërbyer opozitës së asaj kohe. “Ata që kanë pasur pak mënd, nga PD-ja, nga pozita e asaj kohe, kanë bërë verifikimet e veta dhe kanë thënë kjo deklaratë na e fut ne” thotë doktor Koçeku, teksa gazetarët e pyesin nëse e kanë përdorur të dyja krahët e politikës. “Me variantin e tyre më kanë përdorur, po unë s’e quaj të përdorur se mua s’më ka ndodhur asnjë gjë” pohon ai. Në fund thotë se deklaratat e tij dhe mjekut Gega janë hetuar nga Urdhri i Mjekut dhe në fund s’kanë vendosur asnjë qindarkë gjobë apo asnjë ditë pezullim nga ushtrimi i detyrës.
Qen i ndyrë!
Mire e ke, nuk e meriton ti thuash njeri i ndyre. Edhe sot ku edhe me idioti e di qe vrasjet i beri shteti dhe nje gjykate e huaj vendosi qe eshte "krim shteterore" doktori nuk thote te pakten me fal familjeve te viktimave.
Kjo ishte kot.....doktori e mbrojti prape versionin e tij. Ai ishte vullnetar i Saliut ne ato dite te veshtira si dhe tha hapur qe hapni tabulatet nqs dikush nga odja me ka marre ne cel apo jo......
Bythqire burre,nevojtore publike,po lepin ate qe ka bere.Turp per keta legene
Kontrolloni pasurinë e këtij bythqiri se diku i ka fshehur dhe konfiskojani se për atë deklaratë qe ka thën gojet e liga thonë se ka marë 1 milion $
Sami ja fute bashes Mos del ndryshe Mos harro se ke qene kandidat per deputet pd ne bulqize. Spaku ta arrestoje kete mazhtrues.
Ne kete vend eshte bere zakon te lahet bitha me shur-e dhe kjo shpjegon edhe faktin pse jemi akoma ne faze tranzicioni edhe mbas 34 vitesh .
Kesaj i thone qe te lahet muti me shurre. Ky zoteri dhe te tjeret si ai, nuk jane burra, se po te ishin nuk do shpiknin gjerat sic i donte Berisha. Deklarata qe ai ka bere duke thene se plaga eshte shkaktuar nga distance e afert, shkarkonte pergjegjesine e Gardes, qe ne fakt ishte ajo qe ekzekutoi njerez te pafajshem, sic u vertetua me vone nga ekspertet vendas dhe te huaj. Edhe nje individ me dy klase shkolle e kupton kaq gje. Si ka mundesi qe nuk e kupton ky goxha doktor, kirurg "specialiti" sic e quan veten. E verteta lakuriq eshte se keta i kane sherbyer Saliut, pasi si njerez pa dinjnitet qytetar ne rradhe te pare, dhe si profesioniste ne rradhe te dyte, kane thyer njeren nga betimet me solemne qe nje mjek i porsa diplomuar ben ne te gjithe boten sic eshte betimi i Hipokratit, babait te mjekesise boterore. Turp, turp, turp. Ne vend qe te vazhdonin te flisnin si qaramane duke kerkuar justifikime pa baze, do benin me mire qe ti kerkonin falje publike familjeve te viktimave dhe nese do e benin, do mbeteshin te nderuar, pasi cdo njeri mundet te gaboje, por burrat e vertete kane kurajon qe ti pranojne boterisht gabimet e tyre dhe te kerkojne falje, prandaj edhe quhen burra. Keta tipa si ky "kirurgu specialist" jane funderrina te shoqerise. I rrofshin shkolla dhe titujt.
Do hapet dosjaaaa!! O burra kush te shpetoje bythen tani
Po flamurin gjerman pse e mban ne zyre? Kam respekt per gjermanet dhe Gjermanine, por ne zyren time ka vetem nje flamur dhe ai eshte flamuri kuq e zi i vendit dhe kombit tim.
Distance e afërt është deri në 25m thotë kurva, por e largët sa është? Tiranë-Durrës?
Ky ndyresire duhet te ishte ne burg...
Ky doktor eshte nje kriminel njesoj si Sali Berisha e Lulezim Basha, Gjuha eshte tule por thyen kocka: ky nuk kishte fare detyre qe te prononcohesh si expert per distancat apo fjale te tjera por duhej te ishi i matur te fliste vetem si mjek. Fjala e tij ka qene e qellimeshme dhe nuk besoj se e ka kritikuar njeri se e ka telefonuar Sali Berisha , por ky e ka pase dhe e ka telefonin ne mendjen e tij kriminale. Keta duhej te dilnin para pergjegjesise ligjore dhe tu hiqej e drejta e specialitetit te tyre qe ndryshojne te verteten. Sot mund te derdellise sa te doje por eshte kriminel i plot. Dhe Shqiperia vuan nga keta njerez te poshter qe flasin ne emer te specialisttit por kryejn krim.
Per Sami Kar-cekun, SPAK duhet te leshoj urdhe-arresti me burg me gjithe kalegun tjeter mut Gega m.q.s. ka rifilluar hetimi per pushkatimet ne bulevard per 21 janarin. Ky Pedeist i thekur deklaraten nuk e ka bere si mjek, por i urdheruar te nxerre emrin e kriminel-urdheruesit.
Në atë kohë skishte bythë njeri të thoshte të thëna nga vetja se shkoje siç shkuan të vraret. Po ky nuk është i sinqertë si mjek, do dalin fakte që është porositur nga berisha, sepse berisha e shpiku stilolapdin pasi u garantua nga mjeku me një lëvizje që bënte një protestues pak para vrasjes. Mjeku është në tavë të asaj që berisha ishte i sigurtë.
Maskarenj. Te dy felliqesira qe duhet te merreni ne ndjekje penale per mbulim te krimit te vrasjes she shtremberim te se vertetes. Pse nuk dolet te nesermen te shpjegonit ate qe thate. Njerez te ulet, pa moral. Jo mjeke, por ndyresira.
po nxirre komentin, o Mero se na plase me keq nga keta dhe ti!
Tia duhet te ishe be burg nor qelbesire
Ti si kirurg nuk ke asnje te drejte te japesh mendim ligjor .Ti e di shume mire qe eshte kompetence e mjekut ligjor dhe kriminalistit,por ju si mjeke xhambas qe jeni pas vitit 1991 i beni te gjitha qe nga rjepja e popullit me vjedhjet galopante duke ndare operacionet si ne pazarin e fruta zarzaveteve.Race eposhter e brezit te shendetsis qe nga GJATA QE DUKET SI KASAP DHE PIJANEC deri te mjeku i familjes qe nuk te viziton pa i paguar.LE TU BJER EMALLKIMI I 4 VETAVE QE VRAU SALIU NE 21 JANAR O PLEHRA TE SISTEMIT DHJEROKRATIK TE SALI RAM KARAXHIC SHEQERES.Le tu bjere mallkimi i popullit qe vuan nga sistemi politik ,juridik dhe shendetsor i superkorruptuar-kolegu
Dridhe dridhe mor shkerdhat… po burrerine ku e Ke!??? Pederast!
Blla-blla-blla, të pa-fytyrë, të mjerë. Ua pshurrsha dinjitetin. Gjeneratë leshi, kurrë dritë mos pafshi, ku e sollët , më të bukurën në botë, SHQIPËRINË
ha ha ha ,ky e pranon se Lul Basha e ka mare te nesermen ne tel per ti thene mos e ndrysho deklaraten e nje dite me pare,ja pra qe SPAK te therrase Lulin e ta tredhi.
Legen burre!
O Sami Koceku, o tradhtar i profesionit te nderuar e human te mjekut, me genjeshtren publike me ze e figure e ke poshteruar veten per tre breza!
Hajde DR Kari,Hajde.Jam Kirurg Specialist thote Fshatari DR,duhet te kisha thene kete dhe jo ate.Or DR Debil,plaga nga afer ben Muuuu,dhe Plaga bga larg ben prap Muuu,atehere cdreqin pate qe dole si Burre i Zgjut dhe dhe Idene tende te famshme qe jane goditur nga afer,kur nuk qenke Specialist.Kapeni kete Fshatar Kurve,Rraseni brenda dhe Shifeni cfare do thote pastaj.Po Lulushi si me i Ndershmi ne keto vite na e Paska marre ne Telefon te nesermen:He Lulush,Pse?
Distanca e afërt përcaktohet nga arma konkrete. Në përgjithësi quhet distanca e afërt kur në trupin e viktimës dallohen elementë plotësues të qitjes, si për shembull gjurmët e barutit, e të tjera. Në 25 metra dallohen vetëm gjurmët e gënjeshtrës. Ke turpëruar profesionin e mjekut.
Doktorr i Saliut.Pistoleta eshte arme perdorimin per qitje ne distance te afert.Automatiku ,karabina ,snaiperi Jane per qitje ne distance te larget.Atje ,ne boulevard ,u perdoren zjarre automatiku dhe pistoleta e komandantit te Gardes.Por Edhe kjo u perdor per qitje ne distance te larget,Pra mbi 50 m..Te vetmet qe Kane bere qitje tnen 50 m Jane automatiket qe vrane 2 protestuesit,,pese dhe pesembedhjete m.nga dera e Bardhit rrethues.Kjo eshte e vertetuar.Zotrote deklaroje qitje ne distance te afert Duke nenkuptuar nen nje Meter,per te argumentuara Saliun me cadrat pistolete.Cdo perpjekjet e bere per te devijuar hetimin dhe fshehue te verteten eshte veper e ndeshkuar nga kodi penal.Prandaj ti je pergjegjes para ligjit dhe duhesh denuarTi je mjek,nuk je as ekspert kriminalist,as ekspert i perdorimin te armeve.Duhet te shpjegoje ne ate interviste gjendjen dhe organet e prekura nga plumbat,Jo distancen e After apo te larget. Doktorr,ti je manipulator dhe perkrahes i krimineleve qe kryen vrasjet.
Mbas kriminelit Non Grata ,Lul Bashes ,Ndrea Prendi ,ti dhe kolegu yt duheni te denoheni per mashtrim ,per devijim vrasjeje
Problemi (ne rastin me te mire) eshte injoranca;
Ky dihet të ishte në burg, është bashkëpunëtor në krimin shtetëror, duhej ti hiqej përgjithëmonë liçensa e mjekut. Edhe ai monstra tjetër, mjeku Gega, të njëjtin fat duhetë kishte pësuar. Këta nuk janë mjek, por kriminela. E pate si i ka shpëblyer Berisha, njërin drejtor dhe tjetrin kandidat për deputet në Maliq.
KY DOKTORI ESHTE PD-ist I ÇMENDUR. KA QENE DHE DO TE MBETET BERISHISTË I NDYR. KOT LODHENI SE SHKRUARI, ZOTI DONTA DENOJ ME GJITHE SA KA .
Profesioni i mjekut ka natyre te dyfishte, eshte edhe profesion edhe mision. Detyra e mjekut eshte sublime, fisnike, nuk pranon asnje pazarllek, vetem konstatimin real te semundjes apo plages dhe sherimin e tyre. Cdo njeri qe vesh bluzen e bardhe te mjekut duhet te nderoje dhe respektoje kete detyrim moral dhe professional. Kush vepron ndryshe, mund ta quash si te duash, por mjek veshtire se mund ti thuash.
Ne gjithe sa thote ky palo burre duket sheshit qe nuk eshte fare i sinqerte . Tani vjen rrotull si pordha neper breke . Ai eshte sjelle si militant i PD-se dhe i ka sherbyer me servilizem bajraktarit te Vicidolit . Sikur te mos ishte mjaft bindja me verberi e urdherit te dobicit te Vicidolit , mjeku ne fjale eshte shperblyer duke u vene ne listat e kandidateve per deputet . Po per kete , pse nuk e ka pyetur gazetari ? Ne se SPAK-u ben hetime te plota , nuk do e kete te veshtire te hedhe drite edhe mbi keta kucedra me bluze te bardhe .