
Nga dita e sotme, Rusia nis një mobilizim të pjesshëm ushtarak. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim drejtuar kombit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Në deklaratën e tij, Putin akuzoi Kievin se po tërhiqej nga bisedimet e paqes, duke vepruar me urdhër të drejtpërdrejtë nga aleatët perëndimorë.
“Po flasim për mobilizim të pjesshëm, vetëm qytetarët që janë aktualisht revervistë do t’i nënshtrohen rekrutimit dhe mbi të gjitha ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura dhe kanë një specialitet të caktuar ushtarak dhe përvojë përkatëse.
Në vend të negociatave, qeveria ukrainase ka forcuar ushtrinë e saj me trupa të trajnuara nga NATO, shumë prej të cilëve janë ekstremistë neonazistë”, u shpreh Putin.
Ai theksoi se do të mbështesë referendumet në rajonet e Ukrainës dhe çdo prekje e tyre do të çonte në një përshkallëzim të luftës.
ja dhe xhuxhit të rusisë,gjenialit lad puta,nuk po i dalin llogaritë!!nga operacion speci një javor na u këthye në luftë të pjesëshme,pas shumë "tërheqjeve taktike"!si do të vazhdojë më tutje?? do ta kapin për bolesh rusët apo do ta çojë rusinë në shkatërrim total?? koha do ta tregojë!! përpara tij shtrohen disa pikpyetje!! këta 500 mijë rezervistë duan në radhë të parë armatim,që të mos nisen si në stalingrad,një me dyfek dhe tjetri si trasportues i 10 karikatorit me 10 fishekë në radhë të dytë veshje se mos ngrijnë si gjermanët e hitlerit në fillimin e "blitz krig" në të tretën,këta njerëz duhet të ushqehen për ditë duhet të transportohen duhet të gjendet karburant e mbi të gjitha duhet municion,në një kohë që thuhet se rusia ka harxhuar nga gjysma deri në d të tretat e rezervave të tij!! është llogaritur se në ditë harxhohet i njëjti municion që është harxhuar në tërë rethimin e stalingradit!! sido që të shkojnë punët!edhe sikur ta pushtojë tërë ukrainën brënda një jave! rusia merr fund me këtë që po bën!!