Mobilizimi ushtarak, 500 rekrutë rus në protestë: Po na trajtojnë si kafshë

6 Tetor 2022, 12:14Bota TEMA

Mobilizimi ushtarak, 500 rekrutë rus në protestë: Po na

500 rekrutë rusë në një video që qarkullon në rrjet shihen teksa janë duke protestuar dhe suke u ankuar se nuk janë caktuar në asnjë njësi dhe se nuk kanë helmeta, xhaketa, ilaçe, para, madje dhe as ushqime.

Videot e protestës janë postuar në Twitter nga Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko. 

Ushtarët, me fytyrë të mbuluar, thonë se para se të largoheshin i kishin çuar në një vend që s’ishte as “për kafshët”.

“Oficerët na trajtojnë si kafshë”, ka thënë njëri prej tyre.


Ata raportojnë se nuk kanë informacion se çfarë do të bëjnë, se nuk janë trajnuar, se kanë marrë një armë që nuk është regjistruar as në emër të tyre.

“Po hamë vetëm atë që kemi sjellë nga shtëpia, tashmë kemi shpenzuar shumë para”, shprehet një tjetër.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    “Oficerët na trajtojnë si kafshë” përse si duhet tu trajtojnë?? si njerëz??mund të jesh njeri në të njëjtën kohë kur e sheh se çfar po ndodh,dhe të ndihmosh në shkatërrimin e njerzimit?? vetëm kafsha e bën një gjë të tillë!! kafshës nuk i vë faj sepse ajo nuk e bën për kënaqsi a për shpirligësi,e bën thjeshtë për të jetuar!! ju po shkatërroni vetveten,për gomarllëkun tuaj!ju po vrisni veten,kundërshtarin,familiarët tuaj dhe ne që as na njihni e as ju njohim!! prandaj unë jam me oficerët tuaj!dhe më keq se kafshët duhet tu trajtojnë! nodshta do ta kuptoni se çfarë mutin po hani,se në çfarë haleje jeni futur!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje