Moska publikon videon: Ja prova që nuk e prekëm dronin amerikan

15 Mars 2023, 21:30Bota TEMA

Moska publikon videon: Ja prova që nuk e prekëm dronin amerikan

Moska ka publikuar një video me anë të së cilës përpiqet të vërtetojë se nuk e ka prekur dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi.

Videoja e publikuar dyshohet ë jetë filmuar nga një avion luftarak rus Su-27 i cili ka qenë duke monitoruar lëvizjet e dronit amerikan mbi Detin e Zi.

Pamjet po qarkullojnë në Telegram dhe mediat ruse. Sipas asaj që ilustrohet në video, avioni rus manovroi dhe e shmangu dronin dhe nuk e preku helikën, gjë që do të shkaktonte rrëzimin e mjetit fluturues në det.

Megjithatë, vlen të theksohet se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se pas incidentit, SHBA thirri në Departamentin e Shtetit ambasadorin rus në Uashington për të kërkuar shpjegime.

Në një deklaratë të re, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se avioni pa pilot që amerikanët u detyruan ta “zbrisnin” në Detin e Zi pasi pësoi dëmtime në helikë, mund të mos riparohet më.

2 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Russet nje dron ,amerikanet nje fregate apo nendetese ,kjo do duket ne muajt ne vijim ,mjafton qe punen e amerikaneve ta bej ukraina si ne rastet e meparshme

    1. a
      anti25642654censurë

      lali këta janë aq gomerë sa nuk ka mushkë italie që i mban!!harrojnë gomerët se një dron që të fluturojë duhet të ketë kamera që ti japin mundësinë manovruesit të tij ta drejtojë!dhe se tërë pamjet vizive memorizohen në kompiuter!! në një video tjetër është momenti i veprimit që ka bërë piloti rus!dhe ky veprim përkon me atë që thanë amerikanët pa publikuar videon,që është në një lajm më të freskët në tema,e tyre!!ata thanë se "piloti rus ka shkarkuar karburant mbi dronin që fluturonte në hapsirat ndërkombëtare,dhe i çarmatosur"!bile ata thanë,pa fshehur asgjë,se ai dron ishte dron survejimi dhe dërgimi informacioni për ushtrinë ukrainase!! si i thonë fjalës këta bëjnë zanatin,llapin sa të llapin si për bomba bërthamore dhe për ndershëmrinë e tyre proverbiale që nuk fillojnë kurrë asnjë luftë,ose nuk bëjnë asnjëherë ndonjë gjë gabim!!bota nuk i kupton gjenialitetin diktatorëve rusë(përveç trampit dhe ndonjë biri kurve që shkruan në shqip)!!

    Lini një Përgjigje