Moti i keq “mbërthen” Evropën: Në Pragë ngrihen barrierat kundër përmbytjeve, të paktën 5 viktima në Rumani

14 Shtator 2024, 14:42Bota TEMA
Moti i keq “mbërthen” Evropën: Në Pragë ngrihen

Pesë persona kanë humbur jetën në lindje të Rumanisë pasi stuhitë me reshje të dendura kanë lënë njerëz të shumtë të bllokuar.

Probleme janë shfaqur edhe në Çeki, ku në Pragë janë ngritur barrierat kundër përmbytjeve, ndërsa në disa zona në Poloni ka nisur evakuimi i njerëzve që jetojnë buzë lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Shërbimet lokale të Emergjencës thanë për AFP se katër viktimat e regjistruara në Rumani janë në krahinën Galati. Dhjetëra persona të tjerë u shpëtuan nga shtëpitë e tyre në 19 zona të tjerë të vendit.

Ndërkohë, në Poloni, ministri i Brendshëm, Tomasz Siemoniak, tha se banorët e qytetit të vogël pranë kufirit me Çekinë, Glucholazy, ishin në rrezik, pasi lumi me të njëjtin emër kishte tejkaluar nivelin e sigurt dhe ishte në rrezik për të dalë nga shtrati.

Që prej ditës së enjte, cikloni Boris ka shkaktuar rrebeshe dhe stuhi në disa pjesë të Polonisë, Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Rumanisë e Sllovakisë.

 

Lini një Përgjigje