VIDEO/ Papa Françesku: Zgjidhni 'të keqen më të vogël' mes Trump dhe Harris

14 Shtator 2024, 11:39Bota TemA

Në një deklaratë të fundit, Papa Françesku i ka cilësuar të dy kandidatët presidencialë ën SHBA si indvidë që janë “kundër jetës,” ndërsa këshilloi votuesit Katolikë të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

Duke iu referuar Trump-it, Papa tha se mospranimi i emigrantëve është një mëkat i “rëndë”, ndërsa e krahasoi me vrasjen qëndrimin e Kamala Harris në lidhej me abortin.

“Si përzënia e emigrantëve, ashtu edhe vrasja e foshnjave, janë dy qndrime kundër jetës,” tha Papa Françesku në një nga deklaratat e tij të pakëta gjatë një conference për mediat, teksa përfundoi vizitën e tij 12-ditore në kontinentin aziatik.

Megjithatë, ai nuk iu referua me emër as ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe as kundërshtares së tij Demokrate, Harris.

I pyetur se ç’këshillë mund t’iu jepte votuesve katolikë amerikanë, papa u kujes të theksonte se ai nuk ishte një qytetar amerikan dhe për rrjedhojë, nuk mund të votonte. Por, ai i inkurajoi votuesit amerikanë të votojnë dhe të zgjedhin të keqen më të vogël.

“Mos të votosh është diçka e shëmtuar. Nuk është mirë. Duhet të votoni. Dhe duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Cila është e keqja më e vogël? Ajo zonja, apo ai zotëria? Unë nuk e di. Çdokush duhet të mendohet dhe të veprojë sipas ndërgjegjies.”

Kjo nuk është hera e parë që Papa Françesku shfaqet kritik ndaj Donald Trump-it. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, ai e cilësoi kandidatin Republikan si “jo kristian,” për shkak të retorikës së tij kundër emigrantëve.

Trump ka premtuar vazhdimisht se do të pengojë emigrimin e paligjshëm në SHBA, ndërsa së fundi deklaroi se do të deportojë miliona emigrant nëse rizgjidhet president.

Nga ana tjetër, harris ka premtuar se do të zgjerojë mbrojtjen e aksesit ndaj abortit. Premtimi i saj vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme amerikane, e cila në vitin 2022 kufizoi të drejtën e abortit.

Komentet e Papa Françeskut vijnë vetëm pak ditë pas debatit të parë presidencial mes Trump dhe Harris.

3 Komente

  1. g
    ganiu

    Ky dhe budallallëku nuk po i ndahen njëritjetrit. Ndoshta prej aftësisë mendore, ndoshta prej moshës, ky është gjithnjë një hap para.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nini

      Amin At i Shenjtë! Fjalët e tua në vesh të atyre lopçarëve...se do na marrin më qafë...

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqipetari

        Nje thenie e zgjuar dhe diplomatike, Amin. Pope.!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje