Ish-presidenti Donald Trump ka hedhur dje një pretendim të pabazë që qarkullon në mediat sociale të krahut të djathtë në SHBA, se Kamala Harris mbante një kufje në debatin presidencial së martës. Sipas tij, ajo i merrte pyetjet e debatit paraprakisht.
Kandidati për president është shprehur dje se gjatë një interviste televizive, kundërshtarja e tij kishte bërë paraqitje të dobët, ndaj ka aluduar se edhe në debatin presidencial përgjigjet nuk i ka pasur të vetat, por ia kanë thënë me kufje.
“Sot, ajo pati një intervistë të tmerrshme. E patë intervistën që ajo pati sot? Ajo nuk mund të flasë. Ajo nuk mund të flasë. Ajo nuk mund të flasë pa marrë ndoshta përgjigjet. Cila është historia me këtë? A i mori ajo pyetje, mendoni?
Kështu që dëgjova që ajo mori pyetjet, dhe gjithashtu dëgjova se kishte diçka në vesh, pak diçka në vesh: 'Jo, Kamala, bëje këtë. Thuaje kështu, Kamala. Në rregull, hesht, shumë njerëz po shikojnë”, ka thënë Donald Trump gjatë një mitingu fushatës në Las Vegas.
Teoria e konspiracionit për kufjen është propaganduar nga anëtarja e ekstremit të djathtë Laura Loomer, e cila ka udhëtuar me Trump ditët e fundit. "Zgjedhje interesante e vathëve sonte, @KamalaHarris..." postoi Loomer në mediat sociale, duke përfshirë një pamje të një artikulli rreth "vathëve audio".
Siç raportoi më parë CNN, disa njerëz të afërt me Trump thonë se Loomer ka kontribuar në disa nga teoritë e pahijshme të konspiracionit që ish-presidenti ka ngritur që kur Harris zëvendësoi Biden në garën për presidentin e ri të Amerikës.
Ajo dihet me kohë, por përse nuk thua se ajo shkoi në Springfild për të ngrënë mëngjes? I kishin pregatitur haitianët mace të fërguara dhe qen në hell. Ke harruar thënien tënde të preferuar "është feik njuz". Të gjithë janë kundër teje, përfshi dhe veten tënde. Vetëm budallallëqe flet tërë kohën.
I referoheni CNN??kjo pacavure qe nxit urrejtjen kunder te bardheve.Te gjithe e pane qe Harris dhe gazetarja kishin te njejtat veth ne vesh,prodhuar ne gjermani dhe jane kufje.Harris kishte nje jave qe rrinte ne hotel Dhe e mesonin pyetjet Dhe pergjigjet.Ne dite normale ajo eshte komplet idiote,nuk mbaron nje fjali te rregullt.
Ky eshte misinformim dhe manipulim, ne mos I qellemshem, i bere nga nje editor injorant dhe jo-profesjonal. Keto lloj videosh Jane Russian manipulation bots dhe nese nje gazete, gazetar apo botues shqiptar shperndan keto lloj informationesh false, nuk eshte thjesht pro-Trump por gjithashtu pro-Russian dhe anti-democracy. Te jesh pro-Russian ne keto momente do te thotë te jesh edhe anti-shqiptar.
Po macet qe hane ne Ohio eshte real news? Cfare hani qe ju eshte mbushur kafka me mut o trapista?