Pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë brenda një galerie arti në Londër kanë filmuar momentin e grabitjes së një prej veprave më të njohura të artistit Banksy.
“Vajza me Tullumbace,” një nga veprat më ikonike të Banksy-t llogaritet të ketë një vlerë prej më tepër se 300.000 dollarësh. Ajo u vodh gjatë grabitjes së “Grove Gallery” në Londër.
Në video shihet një person teksa thyen xhamin e derës hyrëse të galerisë, për t’u larguar më pas me pikturën. Grabitësit nuk i janë dashur më shumë se tridhjetë sekonda për të realizuar vj
Dailymail raporton se dy persona, Larry Fraser dhe James Love janë akuzuar nga policia si organizatorë dhe pjesëmarrës në grabitjes.
Lini një Përgjigje