Rusia i dëbon gjashtë diplomatë britanikë

13 Shtator 2024, 12:59Bota TEMA

Rusia i dëbon gjashtë diplomatë britanikë

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë britanikë për spiunazh dhe ka thënë se ka vendosur t’ua heqë atyre akreditimin.

Televizioni shtetëror rus e citoi një zyrtar të FSB-së të ketë thënë se ata do të dëbohen.

FSB-ja pretendon se mori dokumente që tregojnë se ata ishin dërguar në Rusi nga një divizion i Ministrisë së Jashtme britanike dhe se “detyra kryesore e tyre është shkaktimi i një disfate strategjike ndaj vendit tonë”.

Sipas FSB-së, ata ishin përfshirë “në grumbullimin e të dhënave dhe në aktivitete armiqësore”.

Britania i ka quajtur akuzat "plotësisht të pabaza".

Ajo tha se dëbimi i tyre ndodhi javë më parë, duke e lidhur atë me një vendim të Britanisë në maj për t'ia hequr kredencialet një atasheu në Ambasadën e Rusisë në Londër, dhe për të vendosur kufizim kohor pesëvjeçar për të gjithë diplomatët rusë në Britani.

FSB-ja tha se Rusia do t'iu kërkojë diplomatëve të tjerë britanikë të largohen më herët, nëse zbulon se janë të përfshirë në aktivitete të ngjashme.

Ky vendim u mori vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania u zotuan se do ta ndihmojnë Ukrainën me 1.5 miliard dollarë shtesë, dhe pasi zyrtarët ukrainas i vazhduan kërkesat ndaj Perëndimit për përdorimin e raketave perëndimore për sulme thellë brenda Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS të ketë thënë se aktivitetet e Ambasadës britanike në Moskë kanë "tejkaluar kufijtë" e konventës diplomatike, duke e akuzuar atë për aktivitete me qëllim për ta dëmtuar popullin rus.

1 Komente

  1. R
    Respektoni lexusit ju gazetar të “Temës”

    Rusia bëri mirë apo keq qe i dëboi, ne s’na intereson shumë. Po gazeta “ Tema” kur do e dëbojë një far anti…censura, se e ka bërë gazetën tuaj bordello, është turp dhe tallje për lexusit ti botosh komentet të një injoranti, jo vetëm qe shan dhe ofendon komentuesit, por po degradon dhe drejtëshkrimin! Bëhuni më serioz ju të g.”Tema” mos u bëni palë me ordinerët.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje