Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, e ka paralajmëruar Korenë e Jugut për “katastrofë të tmerrshme” nëse dërgon dronë sërish në Korenë e Veriut.
Të shtunën, Koreja e Veriut ka pretenduar që Seuli ka dërguar në Phenian dronë të kontrolluar prej larg, me pamflete kundër verikoreanëve, tri herë në javën e fundit.
Autoritetet në Seul kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta.
“Në momentin që një dron i [Republikës së Koresë] zbulohet në qiellin e kryeqytetit tonë sërish, kjo do të çojë në një katastrofë të tmerrshme”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas medias shtetërore verikorane.
“Personalisht lutem që të mos ndodhë diçka asisoj”.
Tensionet janë rritur në Gadishullin Korean, pasi Pheniani ka rritur dukshëm numrin e testimeve raketore në dy vjetët e fundit, duke ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Ndërkohë, verikoreanët e kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.
Javën e kaluar, zyrtarë verikoreanë kanë thënë se do t’i mbyllin të gjitha rrugët dhe lidhjet hekurudhore me Korenë e Jugut, dhe që do t’i fortifikojnë kufijtë.
Sipas ushtrisë së Seulit, Pheniani ka vendosur mijëra mina tokësore në zonën kufitare, në muajt e fundit.
Në fund të vitit 2023, Kim Jong Un i ka përshkruar marrëdhëniet ndërkoreane si ato në mes të dy vendeve ndërluftuese.
Ai ka kërkuar që Koreja e Jugut të shpallet armiku kryesor edhe në Kushtetutën socialiste të vendit./ REL
Kore ae Jugut ka vite qe e kruan me ate te Veriut duke leshuar ne hapsiren ajrore te saj drone me paraulla kunder rregjimit te Kim Jong-un, po e kruajne jo me gjethe fiku, por me leter zmerile. Si parajmerim Korea e Veriut i ka derguar me balona topa muti, por sic shikohet nuk kane bere efekt, kerkojne me ngulm qe topat e mutit te zevendesohen me "gjylet" raketarore qe te qetesohen.
Edhe Veri keshtu hekerohej gjitoneve ....mos e kruani me Shqiperine se ju na keni ne gryk te pushkes dhe ne ju kemi ne gryk te .....gopit ... Shantazhe komunistesh ...qe kujtojne se gjenden ne qender te Globit dhe cdo gje rethrotullohet ndaj tyre ... Te pakten nga akspertet e huaj te luftes ....Kina dhe Korea e Veriut nuk kane idene e nje lufte ...pasi tjeter gje armatim dhe tjeter gje eksperienca ne lufte ...nuk e shikoni rusin ??? Spo mer 2 ose 3 krahina qe ka ngjitur ...te ishte kaq e lehte Tajvanin Kina do ta kish mare 100 here ...kesaj i ruhet turperimi i nje superfuqie ne syte e Globit ...
po he de cprisni goditni korene e jugut dhe pastaj e shikojme a do ekzistoni me si shtet .....genjejne veten dhe popullin e tyre me teknologji te vitit xixë....bejne presione me testime raketore qe te marrin buke se po vdesin .....si Shqiperia komuniste ,dhi e krimbur dhe bishtin perpjete ....