“Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar”, si duket fleta e votimit në SHBA

5 Nëntor 2024, 15:34Bota TEMA

“Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar”, si duket

Në SHBA, një fletë votimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë - dy ose tre faqe të bardha.

Sipas mediave të huaja, ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare.

Kur qytetarët amerikanë mbushin fletët e votimit, ata ngjyrosin një prej rrathëve, në vend që të shënojnë një x në një kuti.

Mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një fletë votimi në SHBA. Kujtojmë se në zgjedhjet e ditës së sotme në SHBA do të përballen demokratija Kamala Harris dhe republikani Donald Trump, në një garë tepër të ngushtë.

“Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar”, si duket

Lini një Përgjigje