NATO e kthen Vilnius-in në një "fortesë" për samitin e 11-12 korrikut

8 Korrik 2023, 22:10Bota TEMA

NATO e kthen Vilnius-in në një "fortesë" për

NATO e ka kthyer Vilnius-in në një fortesë të armatosur rëndë për të mbrojtur presidentin e SHBA-ve Joseph Biden dhe liderët e tjerë të bllokut, të cilët takohen javën e ardhshme vetëm 20 milje nga kufiri me tela me gjemba me aleatin rus, Bjellorusinë.

Gjashtëmbëdhjetë anëtarë të NATO-s kanë dërguar rreth 1 mijë trupa për të mbrojtur samitin e 11-12 korrikut, i cili do të zhvillohet vetëm 151 kilometra larg Rusisë.

Shumë vende po dërgojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që u mungojnë vendeve baltike, raporton agjencia “Reuters”.

“Do të ishte më se e papërgjegjshme që qiejt tanë të jenë të pambrojtur ndërsa Biden dhe liderët e 40 vendeve mbërrijnë”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "NATO e ka kthyer Vilnius-in në një fortesë të armatosur rëndë për të mbrojtur presidentin e SHBA-ve Joseph Biden dhe liderët e tjerë të bllokut"uau ça gallateeeeeeeee!!dhe nga frika e kujt??e lukit apo e vovës??a ju kujtohet kur shkoi në kyiv bajdeni??ju bënë një tel rusëve dhe ju thanë"ky do vijë në filan datë në kyiv,shikoni se mo ju shpërton ndonjë gjë ashtu si "gabimisht" se ju shkërdhejmë robt deri në të fundit"!përgjigjia e rusëve!?"nga ne nuk ka asnjë rrezik,por nuk mbajmë përgjegjësi për të tjerët"!!a lëshuan ndonjë rraketë në frontin që ishte 1000 km larg atë ditë rusët??jo!sepse kishin frikë se mos shkonte atje ku nuk duhej!!me një fjalë e bënë pushim atë "ditë" që nga momenti që morën lajmin se do shkonte baideni,deri një ditë pasi kishte mbrritur në uashington!! patriotët do mbeten në vilnius dhe ndoshta pas një farë kohe do ti jepen ukrainës,si shumë e shumë material tjertër që i është dhënë pa u bër pazar gazetash!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje