''Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave'', Netanyahu reagon pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë të dënojnë Hamasin, jo Izraelin

11 Nëntor 2023, 09:27Bota TEMA

''Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave'', Netanyahu reagon

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një interviste që presidenti i Francës Macron i dha BBC-së mbrëmë, në të cilën ai i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.

“Ndërsa Izraeli bën gjithçka që mundet për të shmangur shënjestrimin e civilëve, Hamasi-ISIS bën gjithçka që mundet për t'i parandaluar ata të shkojnë në zona të sigurta dhe i përdor ata si mburoja njerëzore”, tha Netanyahu.


Netanyahu tha se liderët europianë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin, duke pretenduar se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga konflikti, ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.

“Krimet që po kryhen sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe në të gjithë botën,” paralajmëroi ai në një deklaratë.

 

2 Komente

  1. a
    astrit

    Presidenti Francez thjesht po thote mos vrit foshnja te pafajshme. Qepe gojen e mos flit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Netenjamuti

      Nuk eshte normale te ofendohesh kur nje lider boteror te thote mos vrit foshnja

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje