
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.
Lajmin e ka bërë me dije Buckingham Palace: "Mbretëresha vdiq në rezidencën e saj mbretërore në Balmoral këtë pasdite".
Pallati mbretëror ditën e sotme njoftoi përmes një deklarate zyrtare se monarkia ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore
Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrjen mjekësore.
Nipi i saj, Princi William dhe vëllai i tij Princin Harry, ndodhen gjithashtu në Britani.
Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952.
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.
Mbretëresha Elizabeth II u bë monark në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në 6 shkurt 1952. Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues i babit të saj.
Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria.
Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”.
Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë.
Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore.
Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021.
Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.
Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward.
Mbretereshe do te behet Karmina...
imagjinoni për një minut me ba me vdek, Baba i Turqeve shqip foles ose i Muslimanve Erdogani o nën o nëne. I shef Turqit shqip foles duke dali në sheshin Skenderbe duke shkulur floket duke kthyre bythen përpjet. Po me ngorrdhe Erdogani kujt do ja lini froni o Turqe shqip foles kushe do jet Baba i Muslimanve??? A po Edi Rama se edhe Rama Ka fillue që tani të flase për të drejtat e muslimanve në Kombet e bashkume e nëper Evrope se të drejtat e Shqiptarve i Ka rregulllue me kohe.
Mbretëresha Elizabet ll ishte shndërruar në sinonim të Britanisë së Madhe. 70 vjetë në pushtet! Asnjë njeri në botë nuk mban mend ndonjë mbret tjetër të Britanisë.
Her Highest Pirate.
Mbreti vdiq, rrofte mbreti!
Ka tre muaj o njerez
Kjo kish haruar te vdiste ...ci pret britaniket , per me shume se 10-12 dit do paralizohet cdo gje ....
po ktij tonit kur do i vij rradha, iku nja djall por ka lene 1000000000 djall nga mbrapa
Humbje e madhe. Na ka lan armt vjerrun. 80 % e lezuesve se kuptojne. Ani.
Vdiq "E re" e shkreta.Prandaj eshte ne Zi Britania.
Të kish vujt dhe ca iku shpejt
Hasi i Kukesit do shpalli dit zie ahahah