Në disa qarqe të Partisë Demokratike, revolta postmortore ka filluar tashmë, pavarësisht se rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht.
Një operativ politik demokrat në Uashington shkruan se partia “duhet të largojë snobët elitarë në DC si fillim”.
Të tjerët më kanë thënë të njëjtën gjë, ndonëse më pak troç - se ndërsa lavdërojnë përpjekjet e fushatës, ata mendojnë se partia në tërësi ka një 'problem imazhi' në një kohë kur gjërat elementare, të përditshme si kostoja e jetesës janë gjithë kohës në mendjen e shumicës së votuesve.
Ky dëshpërim i demokratëve sjell ndërmend një bisedë që pata me një republikan në një tubim të Trump, i cili më tha se kandidati i tyre kishte rishpikur plotësisht Partinë Republikane, nga stereotipi i votuesve ruralë në përfaqësuesen e familjeve të klasës punëtore, ndërsa demokratët ishin bërë “partia e Hollivudit”.
Këto janë përgjithësime të mëdha, por janë ato që republikanët publikisht dhe disa demokratë privatisht i ndajnë tani.
BBC
A ka vdekur dikush!?
Shume mire qe fitoj, E zgjodhi shumica. Te pushoj luftrar dhe Amerika te rindertoj veteveten.
Urime Trump për fitoren. Është fatkeqësi, që mbi 90 % e popujve të Planetit i përkasin shumiicës, që vuan dhe voton të djathtën. Ky është turpi i të majtës botërore! Politika e Trump do të jetë biznes. Ai vërtetë e pushon luftën për një ditë. Një tjetër do e pushonte me dy telefona Putinit e zelenskit: Putinit do ti thoshte merr Gjysmën e Ukrainës dhe Zelenskit do t'i thoshte: Jepi gjysmën e Ukrainës Putinit! Trump nuk interesohet për strategjinë afatgjate të Amerikës e të Europës. Ai mendon për të sotmen ! Për Shqiptaët është keq, se e ka prerë kostumin : ndarjen e Kosovës. Dhe e keqja është, se ja ngeci Thaçit e Ramës duke thënë: Vetë kanë rënë dakort serbët me Shqiptarët.
Le të mbajnë Hollywood in tani
Trump nuk e ndalon luftën ashtu ,jo. I thotë më 21 janar Zelenskit dhe Anglisë nuk keni më as para as armë amerikane. Menjëherë ndal lufta