Donald Trump, teksa po mbante fjalimin e fitores, tha se zoti ia kurseu jetën për një arsye, duke iu referuar atentatit që iu bë disa kohë më parë teksa mbante një miting.
Ai tha se do të rikthejë madhështinë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të qeverisë me moton ‘Premtimet jepen, premtimet mbahen’.
“Zoti ma shpëtoi jetën për një arsye dhe arsyeja ishte për të shpëtuar Amerikën. Do ta përmbushim këtë mision së bashku.
Nuk do të jetë e lehtë, por do të luftoj deri në pikën e fundit të energjisë për të shpërblyer besimin që më keni dhënë.
Kjo është puna më e rëndësishme në botë. E bëra në mandatin e parë, bëra premtime dhe i mbajta. Sërish nuk do të më ndalojë asgjë që të mbaj premtimet e mia.
Është koha që të lëmë pas krahëve ndasitë tona sepse kemi treguar që jemi të suksesshëm kur jemi të bashkuar.
Do t’ia nisim duke e vënë Amerikën të parën, nuk do ju zhgënjej. Do ta bëjmë vendin më të sigurt dhe më të fortë se kurrë më parë”, tha Trump.
Lini një Përgjigje