“Kjo është një fitore që vendi s’e ka parë kurrë më parë”. Kështu u shpreh Donald Trump teksa mban fjalimin e parë drejt fitores si president i SHBA-ve.
“Doja të falenderoj të gjithë shumë. Është e jashtëzakonshme, kemi mijëra miq si asnjëherë më parë. Do të jem i sinqertë, besoj se është lëvizja më e jashtëzakonshme politike e të gjitha kohërave.
Do të shkojë në një tjetër nivel rëndësie sepse do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet, ky vend ka nevojë për ndihmë, do të rregullojmë kufijtë, gjithçka.
Bëmë historinë për një arsye dhe është se thjesht ne tejkaluam pengesa që askush nuk menduan se ishin të mundura. Kemi arritur nivele të jashtëzakonshme politike.
Fitore politike që vendi unë s’e ka parë më parë. Falenderoj qytetarët që zgjodhët presidentin e 47 dhe të 48. Do të luftoj për ju dhe të ardhmen tuaj. Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës. Do ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish”, u shpreh Trump.
Drejt Shtëpisë së Bardhë/ Donald Trump: Fitore madhështore për popullin amerikan
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 6, 2024
Lexo shkrimin e plotëhttps://t.co/QKJRepYnv6 pic.twitter.com/ab84HGI2wh
Make Amerika Bathore Again!