Dalin Exit Poll-et e para: Trump mund Harris për çështjet ekonomike

6 Nëntor 2024, 00:16Bota TEMA
Dalin Exit Poll-et e para: Trump mund Harris për çështjet

Vetëm rreth 1/3 e votuesve amerikanë në zgjedhjet e këtij viti mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë ose të shkëlqyer. Këto janë rezultatet fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN me votues në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Ishin gjysma e të pyeturve që thanë të njëjtën gjë në 2020.

Kjo duket një “fitore” për Trump që akuzon qeverisjen demokrate për rrënim ekonomi. Ishin gjysma e të pyeturve thanë të njëjtën gjë në 2020. Për 1/3 ekonomia nuk është aq e mirë, dhe 1/3 thotë se janë varfëruar.

Vetëm 1/4 e votuesve thonë se ata janë personalisht më mirë se sa ishin 4 vjet më parë, me rreth 45% që thonë se janë më keq dhe rreth 3 në 10 se po bëjnë të njëjtën gjë. Në sondazhet e 2020, rreth 4 në 10 thanë se po ia dilnin më mirë dhe vetëm 20% se ishin më keq.

Në exit poll-in e këtij viti, rreth 1/5 e votuesve thonë se inflacioni u ka shkaktuar atyre dhe familjes së tyre vështirësi të rënda gjatë vitit të kaluar. Më shumë se gjysma thonë se ka shkaktuar vështirësi mesatare dhe rreth 1/4 që nuk ka shkaktuar aspak vështirësi. 

3 Komente

  1. L
    Lindita

    Ta gezoni kandidatin republikan Donald Trump, pasi është një populist, racist, seksist, skeptik klimatik, që pështyn mbi shtetin e së drejtës dhe nuk respekton asgjë përveç vetes. Keshtu eshte kur nuk e ke provuar ne kurriz diktaturen.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ks

      Populizmi, racizmi ishin per nje periudhe kohore negative( thuhej), por ne fakt te domosdoshme per ata qe kuptojne dicka dhe teresisht tjeter diktatura. Mos manipuloni.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Karmala qe kurveronte me Willie Brown, per kar-ier

      Fitoret e Trump do te vazhdojne edhe pas ceshtjeve ekonomike, sic eshte ajo qe Amerika sot eshte pa kufi me Meksiken ku cdo vit te qeverisjes se Karmles dhe Biden Torollakut kane hyre mbi 3,3 milion emigrante te paligjshem mes tyre krimiminele dhe trafikante droge, eshte rritur kriminaliteti dhe pasiguria per jeten, vendet e punes jane eksportuar ne Kine dhe mbi te gjitha dallimet rracore dhe perbuzjet jane ne nivelet me te larta etj etj....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje