Netanyahu uron Trump: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë, riangazhim i fuqishëm i aleancës mes Izraelit dhe Amerikës

6 Nëntor 2024, 09:44Bota TEMA
Netanyahu uron Trump: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trump për fitoren si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjete sociale, ai e cilësoi fitoren si një mundësi për riangazhimin e fuqishëm të aleancës midis Izraelit dhe Amerikës.

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, urime për rikthimin më të madh në histori!

Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.

Kjo është një fitore e madhe! Në miqësinë e vërtetë, Benjamin dhe Sara Netanyahu”, shkruan Netanyahu.

Lini një Përgjigje