Nëna vrau vajzën 5 vjeçe dhe inskenoi rrëmbimin, flet gjyshja: E rrihte shumë, ia merrnim nga duart

14 Qershor 2022, 17:35Bota TEMA

Nëna vrau vajzën 5 vjeçe dhe inskenoi rrëmbimin, flet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 5-vjeçare Elena Del Pozzo e cila ishte denoncuar e zhdukur nga familja është gjetur e vdekur në zonën e Katanias.

Pak orë pas nisjes së kërkimeve ka qenë nëna e saj Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka rrëfyer nën presionin e prokurorëve se e ka vrarë vetë të bijën dhe ka treguar vendin ku më pas është gjetur trupi i pajetë i të voglës.

Gjyshja e vogëlushes nga babai ka folur për mediat duke rrëfyer se një ditë e ka parë Martinën duke ushtruar dhunë mbi të bijën.


“Një ditë ajo po e rrihte vogëlushen. Kur u grindën nuk donte të dilte nga shtëpia.Një ditë nëna po i jepte një goditje dhe ne ia morëm nga duart e saj. Ne mëngjes e çova ne shkollë dhe i thashë se askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe aristokratik”, tregoi gjyshja e Elenës më tej.

Ajo foli edhe për historinë e arrestimit të të birit Alessandro në 2020 duke thënë: “ Djali im ka pasur një histori pas hekurave shumë vite më parë, e kanë marrë gabimisht. Ka qenë rreth shtatë muaj në burg, më pas ka qenë në arrest shtëpie. Ai pas atyre ngjarjeve, fillimisht shkoi në Gjermani dhe më pas u kthye në Siçili”. 

1 Komente

  1. L
    LORA

    E pafata engjell i vogel, per qelbesirat-prinder te saj. Tek shoh video te bishave te egra ,si mbrojne te vegjlit e tyre,,,,nuk di si te kategorizoj njerzit,qe pa te drejte fati u jep femije.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje