Dy nga kërkesat e Iranit që rrjedhin nga marrëveshja e armëpushimit, të cilat u botuan në deklarata nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare dhe në median shtetërore, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në praninë ushtarake të SHBA. Kjo është raportuar nga CNN në bazë të një analize që ngre pyetje në lidhje me praninë e vazhdueshme të Marinës Amerikane në Lindjen e Mesme.
Së pari, sipas CNN Teherani dëshiron të vendosë taksa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit; dhe së dyti, me sa duket dëshiron që forcat luftarake amerikane të largohen nga rajoni.
Një pyetje kyçe është, a do të aplikohen taksat për anijet luftarake?
Flota e 5-të e Marinës Amerikane, Komanda Qendrore e Forcave Detare Amerikane, ka selinë qendrore në Bahrein, brenda Gjirit Persik.
Flota e 5 -të është përgjegjëse për 2.5 milionë milje katrorë sipërfaqe ujore, duke përfshirë Gjirin Persik, Gjirin e Omanit, Detin e Kuq dhe pjesë të Oqeanit Indian.
Përveç Ngushticës së Hormuzit, Flota e 5-të mbikëqyr gjithashtu pikat kyçe detare të Kanalit të Suezit në skajin verior të Detit të Kuq dhe Ngushticës Bab el-Mandeb në skajin jugor.
“Nëse duhet të paguhet taksa, kjo padyshim minon aksesin ushtarak amerikan në Gjirin (Persik)”, tha Collin Koh, bashkëpunëtor kërkimor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare S. Rajaratnam në Singapor.
“Nëse Trump nuk ka ndërmend që CENTCOM të rishikojë plotësisht qëndrimin e saj në rajonin e Gjirit të Lindjes së Mesme, nuk e kuptoj se si mund të rezistojë ky sistem pagesash”, tha Koh.
Me kete situaten qe eshte dhe sjelljen e presidentit ndaj mbretit, besoj se vendet e golfit do e humbasi besimin tek USA dhe mbrojtja e tyre, keshtu qe su ngelet gje e madhe per te bere ne rajon.
Asgje me shume se - do te kthehet ne shtepi.
Nese lindja e mesme don paqe ateheri duhet ti largojn te gjith Amerikanet nga rajoni dhe askujt mos i lejohet te punoj sebashku me Amerikanet pse ata nuk jane per paqe por vetem per interesin e tyre Imperialist .