Netanjahu: Nuk ka paqe pa marrë më parë listën e pengjeve që do lirohen

18 Janar 2025, 21:32Bota TEMA
Netanjahu: Nuk ka paqe pa marrë më parë listën e pengjeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit është në rrezik, pasi vendi nuk do të vazhdojë përpara me të, derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen.

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

Kujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes.

Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

2 Komente

  1. A
    Akom ka pengje????

    Vrit e 100 mije te tjere meqe ata qe I sherbejne izraelit nuk I vrasin pengjet qe te perdoren si justifikim per shfarosje te palestinezeve.Se pse duhen mbajtur 100 pengje kur tjetri te vret 100 mije velleezer e motra vetem liderat false palestineze e eproret ne TelAviv e kuptojne. Si shpetojne 100 Izraelite kur mund te shpetonin 100 femije palestineze???

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bumbum..bum

      O shfarrosi e mos ki bes tek ata.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje