Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra të BE ndaj Moskës

18 Korrik 2025, 20:40Bota TEMA

Nga gazi te valuta e huaj: Cilat janë sanksionet e reja të ashpra

Nga Elton Metaj

Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e 18-të sanksioneve kundër Rusisë . Qëllimi i sanksioneve është ta bëjnë më të kushtueshme vazhdimin e luftës në Ukrainë , duke goditur të ardhurat nga energjia, sektorin financiar dhe aftësinë e industrisë ushtarake.

 Masa tregtare

Kufizime shtesë për teknologjinë e avancuar.

Ndalime në eksport, që i korrespondojnë një vlere 2.1 miliardë euro, në shkëmbimet tregtare të vitit 2024.

 Masa financiare

Ndalimi i plotë i transaksiomeve për 22 banka ruse, krahas 23 bankave të ndaluara tashmë.

Zgjerimi i ndalimit të transaksioneve për operatorët financiarë të vendeve të treta.

Ndalimi i transaksioneve për Fondin rus të Investimeve Direkte.

Ndalimi i sigurimit të disa software bankarë.

 Masa energjetike

Ndalimi i eksportit për nënproduktet e rafinuara të naftës që prodhohen nga nafta bruto ruse.

Ulja e çmimit të naftës bruto nga 60 USD në 47.6 USD dhe vendosja e një mekanizmi dinamik dhe automatik për çmimin në të ardhmen.

Ndalim i plotë i transaksioneve për #NordStream 1 dhe #NordStream 2.

 Masa shtesë të përgjithshme

105 anije të tjera janë shtuar në listën e kontributorëve për të ardhurat ruse nga energjia.

Kjo e çon në total numrin e anijeve të listuara në 444.

Kufizime eksporti për 26 subjekte të reja që ndikojnë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

2 Komente

  1. M
    Mandati katērt

    BE ēshtē shpērbērē qē prej largimit tē mbretēris sē bashkuar (brexit).Vetēm Rama dhe Turqia nuk jan nē dijeni.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sul Koburja

      Rusia po shkon ne rrugen e mutit,ne disa vite kriza do mbuloje Rusine edhe po te doje te plase luften sdo kete bythe te qendroje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje