Pas vizitës së tij plot tensione në washington, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot në Londër dhe u drejtua në DoWning Street ku po zhvillon bisedime me kryeministrin britanik Keir Starmer.
Menjëherë pas mbërritjes së tij, presidenti ukrainas u bombardua me pyetje të gazetarëve britanikë për takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhëniet e Ukrainës me SHBA-në, të cilave ai shmangu përgjigjet.
BBC shkruan se Starmer përsërit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.
“Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Starmer foli dhe për vendosmërinë e palëkundur për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.
“Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju, vendosmërinë tuaj të palëkundur, dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme.
Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën, kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.
Zelensky nga ana tjetër ka falenderuar Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderoj dhe Mbretin Charles III, i cili pranoi një takim me të nesër.
“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, tha ai, sipas BBC.
Hebrenjte se bashku. Eshte e qarte qe keta duan lufte, dhe jo paqe. Zelensky rri ne ndonje shtet europian dhe ben qejf, ndersa miliona te rinj jane vrare, duke i marre me force nga rruga dhe duke in hedhur ne frontin e luftes. Keta jane globaliste te shitur. Trum po shpeton boten nga nje lufte e trete boterore qe mund te ishte me shkaterrimtarja qe mund te kete pare ndonjehere njerezimi. Pa dollaret e amerikes Zelensky dhe ushtria e tij me pleq dhe cunake do te vdese ne front. Britanise dhe Frances i kane rene breket ne toke dhe nuk mund te perballojne nje lufte me Rusine. Me kot e kane qe duan ti zgjasin jeten nje trupi ne grahmat e fundit si ushtria e Zelenskyt.
po po, mushme i ke.
Bravo... popullit anglez dhe politikaneve te tij... Bravo! Nje rishikim te RIHYRJES ne BE do te ishte nje gje shume e mire per te gjithe. Europa duhet shkundet, me e mira do te ishte te ftoje UK, Turqine Moldavine Gjeorgjine urgjentisht ne BE. Shqiperia Mali i Zi Maqedonia patjeter, por edhe BH. Putin e sherbetoret e tij ne Amerike e kudo, e meritojne nje pergjigje alla grande.