Nga Suedia në Europë, shpërthen fenomeni i “vrasësve me porosi”

13 Dhjetor 2025, 10:15Bota TEMA
Nga Suedia në Europë, shpërthen fenomeni i “vrasësve

Lufta suedeze e drogës, e cila ka frymëzuar edhe serialin e vlerësuar Snabba Cash, tashmë në sezonin e dytë në Netflix, po ndryshon rrënjësisht peizazhin e krimit të organizuar europian. Shkëmbimi i njohurive mes bandave skandinave dhe homologëve të tyre në pjesën tjetër të kontinentit po ushqen përhapjen e një fenomeni shqetësues: “dhuna si shërbim”. Adoleshentë të rekrutuar në internet apo në rrjete sociale për të kryer krime, duke u shndërruar në “freelancer të kriminalitetit”.

Dhuna si shërbim

Europol, me nxitjen e forcave të rendit suedeze që prej më shumë se dhjetë vitesh përballen me një luftë të ashpër droge, në prill të këtij viti ka ngritur një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar të gjeneratës së re: Operational Taskforce GRIMM (OTF GRIMM).

OTF GRIMM është krijuar për të frenuar përhapjen në Europë të metodës së rekrutimit të bandave suedeze të narkotrafikut: dhunën si shërbim. Të rinj dhe shumë të rinj, ndonjëherë ende fëmijë, kontaktohen nga rekrutues të krimit të organizuar dhe angazhohen me “kontrata projekti” shumë të paguara: plagosje me armë, vendosje eksplozivësh, rrahje, rrëmbime, vrasje. Freelancerë të krimit që, në varësi të “aftësive” të treguara, mund të thirren sërish në të ardhmen, ose jo.

Ata kushtojnë pak. Nuk janë të lidhur me struktura formale. Dhe nëse nuk fitojnë besimin e rekrutuesve, mund të eliminohen lehtësisht pas përfundimit të “shërbimit”.

Ky modus rekrutimi i bandave suedeze, i cili ka krijuar një bazë të vlerësuar prej rreth 62 mijë personash të përfshirë në kriminalitet, është adoptuar gradualisht edhe nga aktorë të tjerë kriminalë europianë, veçanërisht nga klanet magrebine dhe ballkanike. Sot ai është shndërruar në një metodë gjithnjë e më të përhapur në Spanjë, Francë, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Austri dhe Belgjikë.

Rezultatet e Europol-it

Forcat e rendit në Bashkimin Europian e kanë marrë seriozisht kërcënimin e “freelancerëve të dhunës”. Europol, duke vepruar si një qendër koordinimi për hetimet dhe shkëmbimin e informacioneve, ka ndihmuar që në gjashtë muajt e parë të veprimtarisë së OTF GRIMM të arrestohen 193 persona të përfshirë në rrjete kriminale të bazuara në modelin e dhunës si shërbim.

Nga 193 të arrestuarit në Europë, nga prilli deri në fund të nëntorit, 63 ishin freelancerë të krimit, ndërsa 84 ishin rekrutues. Edhe pse fenomeni prek më fort Europën skandinave, gjermane dhe franceze, Europol ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë kontinentin: raportimet për freelancerë të kriminalitetit po rriten edhe në Spanjë dhe asnjë vend nuk mund të konsiderohet realisht i sigurt nga kjo prirje. / bota.al

8 Komente

  1. T
    Treni

    Këta nuk i dënojnë kriminelët dhe pastaj vrasin mendjen pse shtohet krimi. Është sikur e bëjnë kastile. Sidoqoftë, zgjidhja gjithnjë është, më shumë emigrantë. Dhe Shqipëria do të bëhet pjesë e këtij grupi... Vl.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ligj ose kaos

      Politikanë shkërdhata! Flas për Shqipërinë. Pa ligj që dënon me burg të përjetshëm, dorasin dhe porositësin, ky lloj krimi vetëm rritet. Kjo vlen edhe për kriminelët që përdorin eksploziv!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nebi Surreli.

        Politikanet bythqira shkterruan vendin me te qete ne bote duke prure kafshet arabe qe te mos I quanin mediat e Sorrosit rraciste dhe ti mbanin ne pushtet.Njesoj po ben dhe Sulltani I Surrelit.Beri dhe ligjin qe ka me shume se dy gjini qe te kenaqet byth çpuari Sorra I vogel Alex.Njesoj po vepron dhe EU me Angline.Turp ku eshte katandisur perendimi me te majtet.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bashkimi europian

          O zot sa i zgjuar dhe çfarë informacioni paske për zhvillimet në europë dhe më gjerë. Me këtë bagazh që paske kot rri këtu pasi mund të bëhesh lider europian, ndoshta dhe më shumë. Lumsi ne që të kemi o Nebi koqolja.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Egzon

          Suedeze??? Kto jan emigranta nga afrika e bota arabe

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            O Nebi po qënke për të të qar hallin, sa gjynah. Truri të ka ikur në atë dynja. Çfarë lidhje ka ligji i dy gjinive me këtë që shkruan artikulli? Çfarë lidhje ka Sulltani i Surrelit me artikullin. Sa gjyah që po më vjen o burrë për ty. Nuk paske faj vendin e trurit në kokën tënde e paske të mbushur me glasat e Bufit. Nuk kam lexuar budallallëqe më shumë se në 5 rreshtat e komentit të Nebi djalit, se ne burrat kemi më shumë mend po ti duhet të jesh nga Gjenerata Zero.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Po ty pse te djeg se tu sha Rame rrobqiri . Hajdut kurve , I droguar dhe kokrra e bythqirit eshte sa ju miratoj dhe Juve nje Ligj ... te gjitha te verteta jane ca ka shkruajt ,, te majtet ne Evrope e bene kete Kontinent pacavure qe sdi ku te lidhi Breket tani --- e kishin mendjen si te qiheshin ne bythe dhe jo te votonin ligje per teknologji , shkence e inovation ..e kane mbush Europen plot me bythzinj qe rin kot ... na Kane care karin me te drejtat e njerezve qe rine kot ... ne qe punojme paguajme taksa per te mbajt ato rrobqirat qe kane ardh ketu.. te majtet asgje te mire skane , duan te jetojne pa punuar fare .... po e permbledh gjithe te majteve eshte tu qish rrobt , Duke fillu nga Rama tek Berisha dhe te gjithe patronazhistat e karit qe jane Kusuri I bukes..

              Përgjigjjuni
            2. X
              XXXL

              I "urojme" Suedise dhe vendeve te tjera te BE te pranojne dhe t'u japin shtetsi me shume arabeve, zezakeve, aziatikeve e me rradhe, he dreqin se "harrova" vendet e Ballkanit paqesor dhe te kulturuar dhe situata do te ppermiresohet. Hani mutin qe gatuat me globaliizmin, nuk ka me kthim pas.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje