Nisma e Rutte-s zemëron Europën: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trump

23 Janar 2026, 19:35Bota TEMA
Nisma e Rutte-s zemëron Europën: Nuk kishte mandat për të

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, ka qenë i prerë. “Rutte nuk mund të negociojë për ne”, tha ai. Deklarata nuk është thjesht një sqarim, por një distancim i qartë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe nuk lidhet vetëm me çështjen e Groenlandës.

Brenda Bashkimit Europian kanë ekzistuar pakënaqësi për qëndrimin e Rutte-s ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i konsideruar nga disa liderë si tepër i nënshtruar.

Ky vlerësim çoi edhe në një vendim domethënës: Rutte nuk u ftua në Këshillin Europian informal të zhvilluar një ditë më parë. Edhe pse formalisht ai nuk është pjesë e këtij forumi, në raste të tjera ka marrë pjesë. Këtë herë, mungesa e tij u pa si e qëllimshme, pasi takimi do të kishte qenë një mundësi për të raportuar mbi bisedimet me Trump dhe për hipotezën e një marrëveshjeje për Groenlandën. Vendimi i presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, nuk konsiderohet rastësor, sidomos pas dyshimeve të vazhdueshme mbi afërsinë e Rutte-s me Shtëpinë e Bardhë, të përforcuara edhe nga nofka “babush” që ai i kishte vënë Trump-it muaj më parë.

Burime europiane theksojnë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk ka marrë një mandat formal për të negociuar këtë çështje me presidentin amerikan. Ai ka pasur kontakte telefonike me Antonio Costën, kryeministren daneze Mette Frederiksen, kryeministrin britanik Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, nga të cilët ka marrë udhëzime vetëm për “vijat e kuqe” që nuk duhen kaluar, por jo për përmbajtjen e ndonjë marrëveshjeje. Për këtë arsye, në Bruksel, si në Komision ashtu edhe në Këshill, askush nuk ka dijeni për detajet konkrete të asaj që mund të jetë diskutuar me Trump-in, çka ka shtuar dyshimet.

Megjithëse europianët janë të lehtësuar që Uashingtoni u tërhoq, duke shmangur një luftë të re tregtare dhe një përplasje të mundshme brenda NATO-s, ata ia atribuojnë këtë jo aftësive ndërmjetësuese të Rutte-s, por “qëndrimit të fortë” të BE-së. Nuk ka pasur asnjë falenderim publik për ish-kryeministrin holandez.

Zërat nga Danimarka dhe Groenlanda e konfirmojnë klimën e ftohtë. Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederick Nielsen, theksoi se “askush tjetër përveç Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës nuk ka mandat të lidhë marrëveshje për Groenlandën pa ne”. Edhe ministrja e Jashtme e Groenlandës, Viviane Motzfeldt, paralajmëroi se “nuk arrihet asnjë marrëveshje pa pjesëmarrjen tonë dhe ne ende duhet të shprehim rezervat tona”. Ndërsa kryeministrja daneze Frederiksen nënvizoi se Danimarka ka “vija të kuqe” dhe se sovraniteti nuk është i negociueshëm, por shtoi se vendi është i hapur për diskutime me SHBA-të mbi forcimin e bashkëpunimit për sigurinë në Arktik.

Takimet pritet të vazhdojnë tashmë në format trilateral: SHBA–Danimarkë–Groenlandë. Nga ana e tij, Mark Rutte deklaroi se “fjalët e Donald Trump mund të besohen”, një bindje që, sipas shumë liderëve evropianë, nuk ndahet në të njëjtën mënyrë. Në Evropë po përgatiten masa mbrojtëse, pasi frika se Trump mund të ndryshojë sërish qëndrim nuk konsiderohet e largët. Marrëdhëniet transatlantike, sipas vlerësimeve në Bruksel, kanë ndryshuar përgjithmonë./La Repubblica

6 Komente

  1. Y
    Yyyppp Xhixhi

    Na pelqen apo jo, Trumpi ka te drejte kur e konsideron BE nje grup vendesh burokrate te paafta te flasin me nje ze. Edhe kur gjendet ndonje koke e ftohte qe ulet ne tavoline, e hedhin poshte te tjerat. Ca do i bejne USA nese ata vendosin ta marrin Groenlanden???? Do i rruajne bythen!!!! Po do mbaroje NATO do thone disa. Po Nato e mbaruar eshte se Nato eshte USA, te tjeret jane garniture per tu dukur bukur. Si eshte katandisur sot BE, ose do ulet ne preher te USA ose ne preher te Rusit. Le te zgjedhe! Njeri do ta shkerdhej me patjeter kurven plake.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      BE perbehet nga 27 shtete sovrane mor gomar. Normal qe eshte e veshtire te bien ne ujdi. E megjithate Europa ja tregoi qejfin Trapit qe u kthye nga Davosi me gisht ne goje pasi qau per syzet e Makronit. Gruenlanden nuk e merr kurre.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Moska dhe Pekini respektojn NATO-n.

      Amerika ,Groenlandēn e konsideron nē gjirin e sajē si Beogradi Preshevēn e Shqipēris. Tani ka pērpjekja nga tē gjithē qē kjo çēshtje tē mbyllet pa bērē dallg, pasi çdo gjē e bērē publike, duhet tē bēhet realitet ( te amerikanēt) ndryshe humbin kredibilitet si nē plan nacional dhe nē atē internacional. E njējta gjē vērehet dhe te Bashkimi Sovjetik, Kina dhe Anglia, ku sē fundi dhe Franca nuk lēshon pe.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropa duhet te largoje Rutten nga Nato

        Evropa nuk resht se demonstruari paaftesine e saj. Lidhur me Mark Utten, kushdo ne Evrope e njihte ate per tip gati qesharak dhe peshe e lehte politike. Por pse e votuan ata ate per shef te Natos? Po tani, pse nuk i vene frerin atij? Pse nuk kerkojme nje mocion mosbesimi per Rutten ne krye te Natos. Keto jane deshmi shtese per deklaratat e Trump kunder Evropes. Tash per tash, kapo i Evropes eshte Rutte. A nuk do ishte me mire te ishte Makroni? Ne 2027, kur Makron te mos jete me president i Frances, ai do ishte nje prej figurave dinjitoze per te kryesuar me mencuri institucione te larta Evropiane. Nje treshe Mario Dragin, Angela Merkel dhe Emanuel Makron do ta udhehiqte me sekses BE-ne drejt rritjes ekonomike dhe sigurise strategjike si nje superfuqi rajonale qe do bashkejetonte ne paqe me Ameriken, Kinen dhe Rusine. Shto ketu edhe Kanadane, dhe mbase edhe Angline, e keshtu plotesohet nje komunitet i madh shtetesh te fuqishme qe do siguronin rendin oawesor liberal tregtar boteror.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bummm.bumbum

          Mir e ke ti . Problemi êsht se evropa e ka krimbin brënda. Popullsi vëndase ka shum më pak se para 30 vjetëve.

          Përgjigjjuni
        2. l
          lexuesi

          Sa kollaj i bene punet ky kerkon largimin e Mark Rutte's, Europa eshte ajo qe e mban Ameriken , po te doje bene divorcin me USA largon ushtaret dhe bazat amerikane dhe te ece vete....!!! Kush e ndalon Europen t'a beje....deri me sot Europa eshte e paafte te perballoje luftera cilido shtet qofte , pervec ndonje Italie, Frances dhe Polonise te tjeret kane ushtri gjeneralesh sepse nuk kane ushtare dhe para..bejne show ne TV sepse pa Americen nuk mbrojne dot vendet e tyre dhe te luftojne per te tjeret.... Rutte po mban ekulibret midis NATO's dhe USA kjo eshte detyra e tij, kush mendon se mund te beje me shume le te shkoje perpara...............

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje