“Një kërmill me predhë”, Kievi - gjermanëve: Ja armët që na dërguat

26 Maj 2022, 11:57Bota TEMA

“Një kërmill me predhë”, Kievi - gjermanëve: Ja

“Armët gjermane për Ukrainën janë dërguar tashmë”. Me këtë tekst dhe në foto një kërmill me një predhë është mesazhi i dërguar përmes WhatsApp nga një anëtar i qeverisë së Kievit për ambasadorin ukrainas në Gjermani Andriy Melnyk.


Ka qenë vetë diplomati që ka publikuar foton në Twitter, duke kërkuar kështu dërgimin e më shumë armëve në mënyrë që Kievi të mbrohet kundër Moskës. “Rusia nuk duhet ta fitojë luftën”, shkruan ai.


Qeveria gjermane është përballur me kritika pasi nuk ka ofruar armatime për Ukrainën, aq sa kanë ofruar aleatët perëndimorë. Por, në fund të prillit, Berlini ra dakord që të dërgonte tanke në Ukrainë.

2 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha, alias Napoleon Bonaparte

    Nga fotoja duket se mbi kermill, ne menyre simbolike eshte vendosur nje plumb i thjeshte 7.69 mm dhe jo nje predhe. Qe te quhet "predhe", kalibri i saj duhet te jete mbi 20 mm. Keshtu o zoterinj te TemA-s.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cajupi

      Ne te vertete Franca eshte vendi perendimor qe nuk e ka ndihmuar FARE ushtarakisht Ukrainen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje