Një oligark rus vdes në burg në rrethana misterioze

5 Prill 2023, 14:10Bota TEMA

Një oligark rus vdes në burg në rrethana misterioze

Një shef i lartë i energjisë në Rusi është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi u akuzua për marrje ryshfeti.

Trupi i Igor Shkurko, 49 vjeç, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo u zbulua dje në qelinë e tij në një qendër paraburgimi në Yakutsk.

Një varg vdekjesh të pashpjegueshme po ndodhin që nga fillimi i luftës së Vladimir Putin në Ukrainë më shumë se 13 muaj më parë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje se si vdiq Shkurko, ndërsa pohojnë se në bazë të ‘të dhënave paraprake’ nuk ka pasur shenja vrasjeje.

Kompania e tij lëshoi një deklaratë duke thënë: Ne do ta kujtojmë atë si një person të hapur, mikpritës, me zemër të madhe dhe një sens të mirë humori.

Shkurko i martuar dhe me dy djem, i cili kishte të ardhura të larta, akuzohej se kishte kërkuar një ryshfet prej 5000 paund.

Ai ishte anëtar i partisë politike pro-Putin Rusia e Bashkuar. Anëtarësimi i tij u pezullua kur u akuzua për ryshfet.

Shërbimi Federal i Ndëshkimit Rus në një deklaratë tha: Më 4 prill, i akuzuari u gjet në një qeli të qendrës së paraburgimit pa shenja jete. Punonjësit mjekësorë që mbërritën konstatuan vdekjen e tij. Në vendngjarje është thirrur një grup hetimor. Sipas të dhënave paraprake nuk janë konstatuar shenja që ngrejnë dyshime për vrasje.

Ai ishte përgjegjës për anën e menaxhimit teknik të Yakutskenergo, e cila furnizon me energji rajonin më të ftohtë në botë, Yakutia.

3 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Rusia do behet kashte e koqe, keto "vdekje misterioze" , jane gjueti shtrigash e zyrtareve te Putinit. Rusia nuk ka qetesi, pa ikur Putini. Do shkoj poshte e me poshte. Biznesmenet ndihen te frikesuar, kane derguar familjet jashte.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanibal

      Keta oligarket, qe vdesin ne menyre "mistrioze", te gjithe keta i ha Putini naten. Eshte vampir ai, nuk ngopet me gjak. Bile edhe ata qe vdesin jashte territorit te Rusise, ja shpien me avion frigorifer qe t'i haje. Kanibal komplet...edhe syte i ka te kuq. edhe dhembet i ka me maje.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Nuk kuptoj ket termin OLigark per zyrtarin ne fjale. Kesaj i thone inflacion i oligarkise, pasi emertojne si te tille edhe nje zyrtar/administrator te rendomte ne nje ndermarje publike. Oligark qe akuzohet se kerkonte harac per 5 mije pound hahahaha.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje