Trump flet pas gjyqit: Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja e Amerikës

5 Prill 2023, 09:04Bota TEMA

Trump flet pas gjyqit: Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë

I rrethuar me flamuj të shumtë amerikanë, ish-Presidenti Donald Trump mbajti një fjalim para mbështetësve në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, mbrëmjen e së martës.

Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështuara në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si të fundit në “sulmet me hetime mashtruese”.

“Ky rast i rremë u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha Trump.

“Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për Trump.

Për herë të parë në histori, një ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është paraqitur në gjykatë si i pandehur nën akuza penale.

Prokurorët thonë se Trump u përpoq të ndikonte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 duke u përpjekur të bllokonte lajmet që mund ta dëmtonin kandidaturën e tij dhe më pas duke fshehur natyrën e vërtetë të pagesave për të blerë heshtjen.

Gjykatësi caktoi seancën e radhës me datën 4 dhjetor. Avokatët e Trump kërkuan që ai të përjashtohej nga pjesmarrja personalisht në seancë për shkak të sigurisë së jashtëzakonshme që kërkohet.

Prokurorët kërkuan që gjyqi të caktohet në janar, disa javë para votimeve paraprake të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Avokatët e zotit Trump kërkuan që gjyqi të shtyhej për në pranverë.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ça gallate!! bukuroshi që i shkojnë gratë pas,për pare!bukuroshi që nuk la pornostare pa paguar për pak seks,që nuk gjeti një amerikane të pastër por të gjitha gra të lindjes!!politikani që është anti rus dhe që martohet me "red sparow"ruse!! tashti shtrohet pyetja:a do të jetë në gjëndje ta përfundojë atë që nisi në 06.01.2021??a do arrijë të fusë në luftë civile amerikën??nuk ma merr mëndja!!amerikanët e treguan se,përveç disa të fandaksurve,nuk e pjerdhin më!!po e shohin nga dita në ditë se ky karagjoz përveç fitimit të tij,nuk njeh gjë tjetër!!rastet më ekstreme janë parë këto javët e fundit! 1- hapja e një kontoje për të mbledhur para për mbrojtje ligjore,për vepra penale të shkaktuara nga ai privatisht!mbi të gjitha duke qënë se është një miliarder! 2- "unë e zgjidh luftën në ukrainë brënda 24 orëve,por nuk do ta them përpara se të zgjidhem president",pra pas dy vjetësh!një njeri që "mund të shpëtojë" miliona jetë njerëzish,por që nuk e bën vetëm e vetëm për të përfituar,personalisht!! këto dy fakte tregojnë,qartë,se me çfarë ndyrësirë,idiote kemi të bëjmë!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Rrota e karit që pushonte nga puna njerëzit rreth tij çdo 3 ditë.... një copë plerë. Të dhjefsha paret..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje