Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

31 Korrik 2025, 13:02Bota TEMA
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 178 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit, ku lëkundjet u ndien fuqishëm, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Deri më tani, nuk raportohet për viktima, sipas autoriteteve ruse të emergjencave.

Ky tërmet vjen vetëm një ditë pas lëkundjeve më të forta të regjistruara ndonjëherë në gadishullin Kamchatka, që u pasua nga mbi 100 lëkundje të tjera me magnitudë mbi 5.0. Aktiviteti sizmik ka shkaktuar edhe një cunami, duke çuar në paralajmërime për të në të gjithë rajonin e Ishujve Kuril.

Alarme për cunami janë lëshuar edhe në Japoni, ndërsa një kërcënim për dallgë të mëdha është shpallur përgjatë gjithë bregut lindor të Paqësorit.

Sipas të dhënave, valët e cunamit, që arritën deri në dy metra lartësi, kanë shkuar deri në brigjet e Perusë në Amerikën e Jugut dhe kanë arritur edhe në Ishullin e Pashkëve (Rapa Nui), ku nuk janë konsideruar të rrezikshme.

Në Kili, autoritetet nisën evakuimin e popullsisë nga zonat bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të cunamit. Monitorimi i situatës vijon në shumë vende përgjatë Paqësorit.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    është normale,do ketë gjthnjë e më të ulët sderi sa të bierë në qetësi!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje