Trump: Marrëveshja tregtare me Kanadanë, e vështirë pas mbështetjes për Palestinën

31 Korrik 2025, 10:26Bota TEMA

Trump: Marrëveshja tregtare me Kanadanë, e vështirë pas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se një marrëveshje tregtare me Kanadanë do të jetë “shumë e vështirë” për t’u arritur, pasi autoritetet kanadeze kanë shpallur mbështetjen e tyre për njohjen e shtetit të Palestinës.

“Kanadaja sapo njoftoi se do ta mbështesë shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne të arrijmë një marrëveshje tregtare me ta”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, “Truth Social”.

Deklarata e Trumpit erdhi pas njoftimit të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili të mërkurën bëri të ditur se Kanadaja do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në shtator 2025, gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Kjo është një përgjigje ndaj situatës humanitare të patolerueshme në Rripin e Gazës”, tha Carney gjatë një konference për media në Otavë, pas një takimi virtual të kabinetit qeveritar.

Trump: Marrëveshja tregtare me Kanadanë, e vështirë pas

1 Komente

  1. A
    AS

    Ky kerkon t'i beje presion gjithe botes me tarifa nese nuk i servilosen deri ne degjenerim total te tyre. Shtete si Kanadaja kane 80 vjet qe bejne cfare ben e do USA, ai gjen pretekse si kjo dhe i denigron duke i thene qe nuk po beni akoma aq shume sa duhet. Me pare gjeti preteks drogen, me vone bashkpunimin tregtar me Europen kunder USA, dhe tani Palestinen. - - - - - - Gjithe bota po i therret "Derrit Daje, dhe prape ai nuk eshte i kenaqur dhe i persekuton"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje