Një triumf shumë i rëndësishëm diplomatik për Ukrainën

20 Maj 2023, 12:17Bota TEMA

Një triumf shumë i rëndësishëm diplomatik për

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në Japoni për të marrë pjesë në samitin e G7. Ai u prit me përqafime nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, që i tha: “Ia dole”

Nga Chris Mason, BBC

Kishte një ndjenjë të vërtetë pritshmërie këtu në Hiroshima përpara mbërritjes së presidentit Zelensky, pasi atij njoftimi për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 dhe trajnimit të pilotëve ukrainas me to.

Kjo është diçka që presidenti ukrainas ka bërë thirrje për muaj të tërë dhe ka hasur në një ngurrim nga disa në Perëndim nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin dhe ta tërheqë Rusinë në një qëndrim më agresiv.

Kishte gjithashtu një shqetësim në lidhje me praktikat dhe trajnimin e atyre pilotëve që zgjasin me muaj dhe ende ekziston pritshmëria se do jetë kështu.

Por sidoqoftë ky është një moment i rëndësishëm. Ky është një triumf diplomatik për Ukrainën, duke siguruar diçka që ajo e ka kërkuar.

Ne presim që presidenti ukrainas të flasë me disa liderë ndërsa është këtu.

Një ndjesi të kësaj koreografie në skenën ndërkombëtare e krijuam një ditë më parënë takimin e Këshillit të Europës në Islandë. Rishi Sunak ishte atje, si dhe kryeministri holandez Mark Rutte, dhe ata folën për këtë koalicion ndërkombëtar që do të ofrojë avionët luftarakë.

Pra, një moment i rëndësishëm për Ukrainën. Por edhe një moment mjaft i mirë për G7.

1 Komente

  1. C
    Ceno pordha

    Ja doli qe ta bente Ukrainen shkrumb e hi dhe jeten e popullit te vet per dhjame qeni. Hallall plako. Ja dole…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje