Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen të mbrojnë Finlandën dhe Suedinë në rast sulmi

16 Maj 2022, 16:44Bota TEMA

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda zotohen të mbrojnë Finlandën dhe

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda janë zotuar që ta mbrojnë Finlandën e Suedinë nëse rast se këto dy shtete do të ekspozohen ndaj ndonjë sulmi në territorin e tyre.

Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Stoere u shpreh: “Bashkë me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia qëndron në gatishmëri për të ndihmuar fqinjët nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse do të bëhen viktima të ndonjë agresioni në territorin e tyre derisa të sigurojnë anëtarësimin në NATO.”

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson njoftoi se vendi i saj do t’i bashkohet Finlandës dhe do të kërkojnë anëtarësim në NATO në një kohë që Ukraina është e pushtuar nga Rusia.

Njoftimi vjen pas një debati në parlament që tregoi se pjesa më e madhe e ligjvënësve ishin pro anëtarësimit në NATO. Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti të vogla të majta dolën kundër. 

 

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Norvegjia, Danimarka dhe Islanda janë zotuar që ta mbrojnë " nuk ma merr mëndja se është kështu!! që të tre këto shtete nuk janë të aftë "të mbrojnë" suedinë dhe finlandën!janë shumë të vegjël,"për të mbrojtur",por janë të mjaftueshëm për tu bashkuar me ta në mbrojtjen nga një sulm rus në këtë moment! ato mund ti vijnë në ndihmë,suedisë dhe finlandës!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje