OBSH: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë

27 Tetor 2023, 19:41Bota TEMA
OBSH: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë

“7028 viktima, më shumë se 40% e tyre janë fëmijë”, është ky bilanci tragjik i Gazës. Organizata Botërore e Shëndetësisë citoi të dhëna të marra nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe shtoi se kishte marrë detaje të rëndësishme për viktimat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 1 mijë njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2,000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent. I gjithë ky trajim i specializiar mjekësor bëhet i pamundur pa karburantin e nevojshëm për funksionin e gjeneratorëve spitalorë.

OBSH deklaroi se ka pasur 18,482 lëndime, përsëri një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë. Agjencia tha se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar, të tjerët, si dhe klinikat e komunitetit, janë dashur të mbyllen.

Një zyrtar i OBSH-së foli për kushte të dëshpëruara brenda spitaleve që ende funksionojnë, me pacientë të plagosur rëndë që operohen në korridore pa anestezi.

3 Komente

  1. G
    Gaz

    Si te jete e vertete?! Bombat e Izraelit dhe Amerikes vrasin vetem terroriste!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Engjell

      Gaz/cako.... Po ti na ke thene qe OBSH eshte vegel e kabales,tani del qe po sulmon Izraelin.? Je komplet OUT , si gjthnje.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz

        Engjell = Bole , di ti ceshte sarkazma?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje