
Një burrë i dyshuar për sulmin ndaj një kongresmeneje në ashensorin e banesës së saj në Uashington DC të enjten është arrestuar, sipas një deklaratë të policisë.
Angie Craig, një demokrate nga Minesota, u kundërpërgjigj duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit. Kendrick Hamlin akuzohet se e ka goditur me grusht dhe e ka kapur në qafë.
26-vjeçari është akuzuar për sulm të thjeshtë. Rasti nuk mendohet të jetë i motivuar politikisht. E zgjedhur në Kongres në vitin 2018, zonja Craig, 50 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve dhe shërben si bashkëkryetare e Grupit të Kongresit për Barazinë.
Ajo u sulmua rreth orës 07:10 me orën lokale (12:10 GMT) të enjten, thotë policia. Shefi i saj i shtabit, Nick Coe, tha në një deklaratë se ajo “mbrojti veten nga sulmuesi dhe pësoi mavijosje, por është fizikisht në rregull”.
Sipas një raporti nga Departamenti i Policisë Metropolitane, Craig u tha hetuesve se kishte parë një person që sillej në mënyrë të çuditshme dhe ndoshta nën ndikimin e drogës në hollin e ndërtesës ku banonte në zonën e ngarkuar të Rrugës H pranë Capitol Hill.
Kur ajo hipi në ashensor, personi e ndoqi brenda dhe “filloi të bënte rastësisht shtytje” pasi ajo i tha mirëmëngjes, thuhet në raport. Personi dyshohet se e ka goditur Craig në mjekër dhe e kapi prej qafe. Mësohet se ajo u mbrojt duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit.
Policia më herët kishte publikuar një fotografi të të dyshuarit dhe kishte kërkuar nga publiku ndihmë për identifikimin e tij. Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha se grupi parlamentar ishte “i tmerruar” nga sulmi.
Policia e Kapitolit të SHBA-së hetoi rreth 7,500 raste të kërcënimeve të mundshme kundër ligjvënësve në vitin 2022, pak më pak se një vit më parë.
Tetorin e kaluar një burrë hyri në shtëpinë e kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në San Francisko dhe sulmoi burrin e saj me një çekiç, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Vetëm anëtarët e udhëheqjes së kongresit marrin automatikisht mbrojtje sigurie me kohë të plotë, por fondet shtesë do të shkojnë për të ndihmuar të tjerët që kanë nevojë për të sipas kërkesës.
Kongresmenia? Boo, çfare gazetaresh kemi? Domethënë "kongresburrja". Unë e di që ne shqip i thonë "burri dhe gruaja". Paska ndryshuar tani. I thenkan "burri dhe burra". Çfare debilash mbrojnë shkollën me mik.