Orban i drejtohet Zelensky-t: Nuk ka hyrje të Ukrainës në BE pa Hungarinë, ju pëlqen apo jo

4 Maj 2025, 13:20Bota TEMA
Orban i drejtohet Zelensky-t: Nuk ka hyrje të Ukrainës në BE pa

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot, duke iu drejtuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se “nuk ka anëtarësim të Ukrainës në BE pa Hungarinë” dhe se “çdo hungarez” do të jetë në gjendje të shprehë mendimin e tij për këtë çështje.

“Presidenti Zelensky iu drejtua popullit hungarez dje. Z. President! Ajo që mendon populli hungarez nuk vendoset nga presidenti në Kiev apo burokratët në Bruksel. Nuk ka anëtarësim të Ukrainës në BE pa Hungarinë.

Çdo hungarez do të jetë në gjendje të shprehë mendimin e tij për këtë. Qoftë se ju pëlqen apo jo. Kështu punojmë ne këtu”, tha Orbán në një postim në platformën X.

Dje, Zelenski deklaroi se hapja e tre grupeve në negociatat me Bashkimin Evropian do të mbështetet nga të gjithë anëtarët e BE-së, përveç një vendi – Hungarisë.

“Detyra e caktuar për mesin e verës është përgatitja e gatishmërisë teknike të tre klastereve për hapjen. Ne besojmë se të gjithë do të na mbështesin, përveç vendit në fjalë”, tha Zelenski gjatë një bisede me gazetarët, raportoi Ukrinform.

Ai tha se, sipas raportit të Zëvendëskryeministres për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik, Olga Stefanishina, beson se Ukraina do të jetë teknikisht gati për hapjen e tre klasterave deri më 1 korrik.

Zelensky deklaroi gjithashtu se forcat opozitare hungareze kryen një sondazh që tregoi se 70 përqind e hungarezëve mbështesin hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian, por se Ukraina po bllokohet nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.

4 Komente

  1. P
    Pa ty Orban

    Pa Hungarinë dhe pa ty janë 2 çështje të ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te fALA NGA pSHATI

      Mbase nuk kame te Drejte..Por Keshtu eshte....Ukraina Hune ne BE-kur te Ratifikohen nga te gjitha Parlamentet e Vendeve Antare..Nuk ka Perjashtime.. Gjithe se si Ukraina nuk eshte Gati per ne BE....dhe ajo eshte ne Lufte me nje Vende Gjitone..dhe kushte Kryesore qe te Hyshe ne BE..eshte edhe Marredhenjet e qendrushme me Fqinjet...lol

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Po sikur BE te perjashtoje Hungarine fare? Ukraina eshte disa here me e madhe se Hungaria dhe eshte mese e vlefsheme? Apo kete opsion nuk e ke menduar nodnjehere?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sanija

          Hyrja dhe dalja, behet sipas rregullave te shkruara dhe miratuara nga te gjithe. Nuk ndrrojne rregullat e lojes sepse do njeri apo tjetri.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje