Pak orë larg sulmit terrorist të shekullit, si u godit celula iraniane në Britaninë e Madhe

5 Maj 2025, 09:59Bota TEMA
Pak orë larg sulmit terrorist të shekullit, si u godit celula iraniane

Një sulm i mundshëm nga terroristët iranianë në Mbretërinë e Bashkuar është parandaluar vetëm disa orë para realizimit të tij, falë një operacioni të gjerë të forcave speciale dhe policisë britanike.

Policia dhe MI5 në dy aksione të ndara, ka arrestuar tetë burra, mes të cilëve 7 shtetas iranianë, të dyshuar për përgatitjen e një sulmi të mundshëm në Londër dhe aktivitete spiunazhi.

Operacionet u zhvilluan në qytete të ndryshme, përfshirë Londrën, Rochdalen, Stockportin, Swindon dhe Mançesterin. Pesë nga të arrestuarit janë kapur nën aktin e Terrorizmit, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare.

Një nga arrestimet në Rochdale u pasua nga një aksion spektakolar, ku një 40-vjeçar iranian u nxor nga shtëpia e tij nga forcat e armatosura.

Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, e cilësoi operacionin si një nga më të rëndësishmit të viteve të fundit, duke theksuar se këto arrestime reflektojnë kërcënimin e rritur nga shteti iranian në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sulmet e synuara të së shtunës pasqyrojnë disa nga kërcënimet më të mëdha kundër-shtetërore dhe operacionet antiterrorizëm që kemi parë vitet e fundit”, tha Cooper.

E pyetur për lidhjet e mundshme me shtetin iranian, ajo tha: “Këto janë operacione të mëdha dhe hetimi në vazhdim është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe, sigurisht, përfshin shtetas iranianë në të dy hetimet. Por kjo pasqyron kompleksitetin e llojeve të sfidave për sigurinë tonë kombëtare me të cilat vazhdojmë të përballemi”.

Kreu i MI5, Sir Ken Mccallum, ka paralajmëruar për një rritje të shpejtë të aktiviteteve të mbështetura nga Irani që nga viti 2022, duke përfshirë 20 plane sulmesh të mundshme që kanë kërcënuar jetën e gazetarëve dhe disidentëve iranianë në Britani.

"Kemi parë komplot pas komploti këtu. Irani përdor ndërmjetës kriminalë, nga trafikantët ndërkombëtarë të drogës deri te mashtruesit e nivelit të ulët, për të kryer punën e tij të ndyrë në Mbretërinë e Bashkuar”, paralajmëroi në tetor, Sir Ken.

Aktualisht, niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është "i konsiderueshëm", që do të thotë se një sulm është i mundshëm, sipas vlerësimit të MI5.

Arrestimet ndodhën vetëm disa ditë para ngjarjeve përkujtimore në Londër për të shënuar 80-vjetorin e Ditës së Fitores, megjithëse burimet theksuan se nuk ishte kjo festë objektivi i synuar. 

7 Komente

  1. s
    spasiba tavarish

    futini bumjen ne bythe Ajatollës. Keshtu mer mesazhin edhe cari rus

    Përgjigjjuni
    1. D
      Devolli

      Islami - rracë e fëlliqur , fe e shëmtuar .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Redaktori

        Nuk e kuptoni qe Isreali , USA dhe UK po pergatisin opinionin publik per nje sulm kunder Iranit. 90% e ketyre ' sulmeve terroriste' te supozuara jane thjesht shashka te sherbimeve sekrete Izraelite. Ashtu si dhe sulmi i supozuar i Iranit ne sistemin ton kompjuterik. Deri tani asnje prove nuk ka dale qe ai sulm u krye nga Irani. Biles ekspertet tane e thane troc qe sulmi erdhi nga brenda nga Iranianet qe jetone ne shqipri, me programe hakeruse Izraelite. Por Rama si bythelpires i Izraelit e luajti lojen e tyre duke deklaruar qe sulmi vinte nga irani. Mos u tregoni naive.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Homeland Justice

          Më pëlqeu përzgjedhja e Nickname-it tënd, jo-rastësor... Për sa i përket hetimit të hacker-ave iranianë, ajo çështje ka shumë dritë-hije gjeopolitike, aty realisht ka vend dyshimi për "false flag" (shpresojmë të bëhet transparencë).

          Përgjigjjuni
        2. G
          Giorgio

          Un habitem per diçka te gjith arabet dhe iranet ti fusin ne nje site te mire dhe t'i pastrojnë duke i futur ne shkolla katolike.perndryshe janë gjithmonë te dyshimet

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Haha doli scenario tjeter.. Irani ka arme.berthamore, po sulmojne britanine etj etj karrlliqe.. Britanine e sulmojne vete anglezet..esht bere me e rrezikshme Londra se Mogadishu,ska nevoje ta sulmoj as irani e as dreqi me te birin

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Islamiket shkojne neper Bote dhe kerkojne te drejten e tyre per te ndertuar Xhami, ok deri ne kete pike, nese shkojne te Krishteret ne Arabi, Iran etj etj, i lejojne valle te ndertojne Kisha ???

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje