Papa Leoni XIV shkel protokollin, ja çfarë bëri gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj 2025, 15:43Bota TEMA
Papa Leoni XIV shkel protokollin, ja çfarë bëri gjatë

Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit. 

Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.

Nuk ka një ndalim absolut nga ana e Kishës Katolike që ia ndalon Papës të takojë të afërmit por ka disa arsye tradicionale dhe praktike pse kjo ndodh rrallë apo me shumë kujdes, dhe ndonjëherë perceptohet si ndalim.

Kur një kardinal zgjidhet Papë, ai simbolikisht "shkëputet" nga jeta e mëparshme dhe bëhet "Ati i të gjithë katolikëve".

Kjo është pjesë e një sakrifice personale, duke i vënë përkushtimin ndaj kishës mbi lidhjet private. 

Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut, ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.

“Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.

Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.

Lini një Përgjigje