
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se udhëheqësi i grupit Wagner nuk ndodhet më në Bjellorusi, por në Shën Petersburg të Rusisë, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi marrëveshjen që i dha fund rebelimit të armatosur, muajin e kaluar. Pas deklaratave të presidentit Lukashenko, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk po i mbikqyr lëvizjet e udhëheqësit të grupit mercenar.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexader Lukashenko tha të enjten se udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg të Rusisë, ndërsa trupat e tij vazhdojnë të qendrojnë në të njejtat kazerma, ku ndodheshin përpara rebelimit të armatosur, i cili dështoi.
" Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg. Ku gjendet ai mëngjesin e sotëm? Mund të shkojë në Moskë, apo diku tjetër, por nuk ndodhet në territorin e Bjellorusisë”, tha Presidenti Lukashenko.
Presidenti bjellorus nuk specifikoi vendodhjen e kampeve ku ndodheshin luftëtarët e grupit Wagner, por përpara revoltës së armatosur, mercenarët e udhëhequr nga Progozhini luftuan në krah të trupave ruse, në lindje të Ukrainës.
“Sikurse jam informuar mëngjesin e sotëm, luftëtarët e grupit Wagner gjenden në kampet e përhershme ku u vendosën pasi u tërhoqën nga vijat e frontit për të marrë trajtim mjekësor. Pas Bakhmutit ata u tërhoqën në kampet e tyre dhe ndodhet atje”, u shpreh Presidenti Lukashenko.
Pas kësaj deklarate, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk po e mbikqyr udhëheqësin e grupit Wagner.
“Ne nuk po mbikqyrim lëvizjet e tij. Nuk i kemi mundësitë për këtë. Por as nuk kemi dëshirë”, tha zëdhënësi Peskov.
Rebelimi i grupit Wagner, më 24 qershor shënoi sfidën më të fortë ndaj udhëheqjes prej më shumë se dy dekadash të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Marshimi i Prigozhinit dhe luftëtarëve të tij, drejt Moskës u ndërpre pas një marrëveshjeje që përfshinte transferimin e udhëheqësit të grupit Wagner në Bjellorusi.
Fakti që ky u fundit mund të jetë në gjendje të kthehet në Rusi pa u ndëshkuar mund të ngrejë pikëpyetje të tjera për autoritetin e presidentit rus.
Udhëheqësit perëndimorë dhe ekspertët janë shprehur se rebelimi i armatosur ishte një tregues se autoriteti i Putinit është dobësuar.
Deklaratat e sotme të autoriteteve bjelloruse dhe ruse shtojnë paqartësitë mbi marrëveshjen, që i dha fund rebelimit, por edhe dyshimet mbi strategjinë e Moskës pas këtij akti.
ça gallate!!nuk e di sa mund ta ndjekin gazekarucët e mero merhumit situatën në medjen ruse,por dhe po nuk ndoqën atë mund të ndjekin perëndimoret për të parë atë ruse!!medja ruse po përdor të njëjtat metoda që përdoren në atdheun tonë të dashur!!sulm politik!në politikën shqiptare,kemi "heroin" që shpëton kombin,që dekorohet,hyjnizohet,mender të çajnë hajdarin duke e ngritur aq shumë,sa mendon se jemi popull i bekuar nga perëndia që na ka lindur vetëm ne një "hero" i tillë!mendon se tërë bota na i ka zili për "heroin" tonë që lind një herë në 60 mln vjet!!në momentin që "heroi" bën një "kritikë",sillet ndryshe,del kundër!?ai ngjyroset me benzinë të kuqe dhe i vihet flaka!nga "heroi" që lind një herë në 60 mln vjet,këthehet në djallin që shqiptari lind çdo ditë! të njëjtën gjë po bëjnë dhe me prigin rusët e putanës!nga "guzhinjeri" i thjeshtë,ndoshta dhe i putanës,si njihej më parë,në shef të wagnerit,që nuk egzistonte deri në tetor të '22shit,në pushtuesin e qytetit më të rëndësishëm të ukrainës ku hëngri mut,e deri në rrëmujaxhiun e dy javëve më parë!!sot po i nxjerrin gjithë pisllëqet,bile,dhe sikur nuk dinin asgjë,po i nxjerrin mënyrën e jetesës përrallore të tij!!po i nxjerrin dhe pasaportat me emra të ndryshëm,fallco, që ja kanë bërë vetë,sikur ti kishe bërë në mënyrë klandestine!! pra një denigrim total të atij që wagneritët(lloji më i ri i tabelës së mendelejevit)e mbanin për perëndi!shtrohet pyetja:përse ndodh një gjë e tillë?? ka shumë arsye!!duke ditur se puta dhe sidomos bijt e putinit,nuk kanë asnjë interes të zhdukin PMC(që në fakt nuk është aspak private),duan ta zëvëndësojnë "perëndinë"prigi me një "perëndi" tjetër!!duhet ta zëvëndësojnë,sepse ju duhen fitimet që sjell wagner,ju duhet wagner për të bërë punët e pista,ju duhet "perëndia"që sundon wagnerin,që të qëndrojë mbi kokat e gjithë wagneritëve si një VARE!kjo e fundit duhet që të mos i shkojë në mënd asnjë wagneriti për të mos zbatuar urdhërat,por mbi të gjitha!?të mos hapë gojën pasi ka zbatuar urdhërat!!