CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, shprehu optimizëm për të ardhmen e brezave të rinj, duke theksuar se ata do të jetojnë jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të pasur, me kusht që të mos ndodhë një luftë bërthamore. Në një intervistë për Fox News, ai u shpreh se teknologjia dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale do të sjellin përfitime të mëdha për rininë.
Dimon theksoi se këto breza do të përfitojnë edhe nga ajo që njihet si “Transferimi i madh i pasurisë”, ku pritet që deri në vitin 2045 të trashëgohen rreth 84 trilionë dollarë nga brezat e viteve 40-60. Aktualisht, këto dy breza zotërojnë 64% të pasurisë totale në SHBA, që llogaritet në 190 trilionë dollarë.
Sipas Dimon, sfidat aktuale nuk duhet të dekurajojnë të rinjtë. Ai i këshilloi që të punojnë fort, të mësojnë vazhdimisht, dhe të mos mbeten në "eko-kompanitë" politike, por të dëgjojnë të gjitha palët. “Nëse kujdesesh për mendjen, trupin, shpirtin dhe marrëdhëniet e tua, do të kesh një jetë të mirë”, u shpreh ai.
Megjithatë, Dimon paralajmëroi se ekonomia është duke kaluar një periudhë të turbullt për shkak të tarifave tregtare dhe inflacionit të vazhdueshëm. Edhe pse presidenti Trump ka pezulluar përkohësisht disa tarifa, shumë kompani mund të detyrohen të ulin ose të heqin parashikimet e tyre për fitimet, siç ndodhi në fillim të pandemisë.
Në fund, Dimon u bëri thirrje të rinjve që në vend që të qahen për situatën aktuale, të përqendrohen te mundësitë që kanë përpara dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
Te vetmen gje qe mund te besosh nga nje bankier eshte qe ai eshte njeri me dy kembe e me dy sy. Cdo gje tjeter eshte genjeshter
Sakte Fat
Pordhë me rigon. Luani me telefon sepse paratë do të vijnë vet.
,.....dhe kur do të vijë fundi, ku në rrotë të së ëmës do to çosh ato triliona dollarë?
Ktu nuk bohet fjalë për asnjë kokërr dollarë, por për pasuri të matur në dollarë
Teto, aman të keqen, do ti çojë atje ku do çosh ti të tuat. Ndryshimi mes teje e atij është i vogël. Ti ke lindur bythë grisur xheloz, dhe do vdesësh i tillë. Sot pa një lek e i vdekur, po ashtu. Ai i pasur që bën çfarë i do loqja. Sot shijon atë jetë që ëndërron ti, kur të vdesë nuk do marrë gj me vete, ashtu si ti por dhe nuk do jetë xheloz për jetën tënde të mutit që ke bërë. Bud e lindur.
Bankieret duhet ta mbajne luge floriri bosh turmen. Ushqimi nuk do jete me problem, kashte me ngjyrues.
Shoku Xhemal “mire” e ke por vazhdoje vazhdimin e mos e ler ne gjysem. Ke haruar IA (inteligjencen artificiale) do te kete me shumice robot…….por roboti do te prodhoj robot i pavarur nga njeriu dhe krijesa e tij do t’i dale kunder dhe nuk do te pranoj tepastroj mutin e tyre do t’i lidhe me zinxhire e do te argetohet me ta. Jo vetem kaq por edhe do t’i pakesoj si numer…….
U bej thirrje te rinjve te mos qahen nga situata aktuale por t‘i kapin klloune si Dimon nga kollarja, edhe t‘i hedhin ne koshin e plehrave te historise.