Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump heq dorë nga tarifat e planifikuara për Groenlandën

21 Janar 2026, 21:25Bota TEMA
Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte,

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt, pas një takimi që e ka cilësuar si “shumë produktiv” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.


Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se palët kanë formuar “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”. Sipas tij, kjo marrëveshje, nëse finalizohet, do të jetë “një zgjidhje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s”.

“Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt”, shkruan Trump, duke shtuar se po zhvillohen diskutime të mëtejshme lidhur me të ashtuquajturën “Kupola e Artë” në raport me Groenlandën.

Trump njoftoi gjithashtu se negociatat do të udhëhiqen nga Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i Dërguari Special Steve Witkoff dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do t’i raportojnë drejtpërdrejt atij.

“Informacion i mëtejshëm do të vihet në dispozicion ndërsa diskutimet përparojnë”, përfundon ai mesazhin e tij.

7 Komente

  1. L
    Landi

    Ç'te besh.I ka ra per hise,perveç Amerikes,edhe gjithe botes.Ç'thote ne mjes nuk e thote n'darke.Neser do thote ndonje gje tjeter per tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nuk e quajnë kot TACO!!dëgjova të përkëthyer fjalimin e TACOs!ishte një torturë e vërtetë.gomarllëqet nuk vlersohen për tërë 70 e kusur minutat e torturës,por për çdo minutë!!çfarë nuk tha e çfarë nuk kundërshtoi disa minuta më pas!!gënjeshtrat sa nuk ka ku të vejë!!një herë e një kohë në periudhën e fundit të sundimit të berishës,një komentues,pas gënjeshtrës së radhës së berishës shkruante"këtij i skuqet faqja vetëm po i re me spatë në kokë"!!i njëjtë është dhe TACO!!i vetmi moment kur ndryshoi gjysma e fytyrës,kur ju skuq sado pak,ishte atentati i '23shit!!në takimin që pati TACO me presidentin e zvicrës,ky i fundit i tha"ju nuk keni në deficit prej 40 mld $,me ne,por një suficit prej 8.8 mld"!përgjigjia e TACOs?!"aaa".me këtë o tallin bythën ata që i japin informacion!?oa ky ja fut si kau pelës,nxjerr për goje ça duhet të dalë nga bytha!!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Ptuh

      HAHAHAHAHAHA Uli koken dhjamci

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Bravo Europa

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vini

          Kjo do te thote qe Trumpi ka mere ate qe do o budallej.Akoma nuk doni te besoni ate qe shikoni me syte tuaj po pranoni te genjeheni nga prapaganda e majte qe do tju beje femijet gei dhe transgjinore.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta tjeter

            Or po ky Trapi është matrapaz , ky luan poker me aleatët , nga bllof- et kalon në pass . Ndërsa me armiqtë e vërtetë të qytetërimit , si Putini, Irani etj, shtron qilimin e kuq .

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              plotësisht e derejtë!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje